RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Tërbunja humb përballjen kundër Sven Fornling

3 min read

Artan Vërbica

terbunja-vs-fornlingRosvalla Arena, Nykoping, Suedi, 9 dhjetor 2016 – Askush nuk e kishte pritur një paraqitje të zbehtë mbrëmë të Naim Terbunjes kundër suedezit Sven Fornling. Por, ndodhi kjo ku boksieri ynë humbi një përballje të rëndësishme, që ishte befasia e mbrëmjes. Nuk ishte që e kishte nënçmuar atë, por thjeshtë Terbunja ishte i dërmuar me vetvetën që nga raundi i dytë, gjë që kërkon analizë të thellë se pse erdhi deri te kjo situatë. 

E filloi mirë raundin e parë duke e fituar, por nuk kishte keq edhe në raundin e dytë që mund të konstantojmë se ishte i Terbunjës por ka mund të jetë edhe i barabartë. Që nga raundi i tretë Terbunja ishte krejtësisht figurë tjetër sikur ti kishte bërë dikush “Magji të zezë”, e pakuptimtë ku Terbunja ishte i përfunduar në raundin e tretë. Meçi sa vazhdonte, nuk ndryshonte asgjë, ndërsa Tërbunja ishte i rraskapitur nga lodhja, ku Fornling dominonte meçin dhe fitonte raundet. Terbunja i dërmuar me lodhjen herë pas here kërkonte një goditje “Lucky-punch” mos rastësisht po e nxjerte vetën, por ishte e pamundur. 

Deri në fund Terbunja u mbajt duke pësuar me vendim unanim. Nuk kishte dilemë fituesi, Fornlingut iu dha fitorja nga tre gjyqëtarët me rezultat identik 79-73. 

“Si përfundoi raundi i parë mu prenë këmbët. Nuk e di për se…kjo nuk më ka ndodhur asnjëherë në karrierën time. Boksoja sikur të kisha në shpindën time 100 kilogramë” theksoi Terbunja për Kosova Boxing. 

Ai asnjëherë nuk ishte përgatitur më mirë se kësaj radhe. Ai qëndroi në Long Island të New York-ut për përgatitje. Kishte bërë sparring me shumë fëtyra të njohura të boksit botëror, si Joe Smith Junior, i cili do të boksoj javën e ardhshme me legjendën Bernard Hopkins. Besoni apo jo, sipas trajnerit të Terbunjës, Mike Turelli, Terbunja e kishte rrëzuar në sparring javë më parë Smithin.

“Akoma spo mund ta kuptoj çka me të vërtetë ndodhi sonte. Ishte i përgatitur më shumë se kurr. Ai arriti edhe ta rrëzoj super boksierin Joe Smith Junior në sparring me doreza 12-she. Dhe sonte nuk arrinte ti ngritë duart e veta. Jam shumë i pikëlluar sepse jam me këtë sport që 40-vite dhe më duhet ti themë boll më, sepse është i padrejtë dhe i pakuptimtë. Zemra po më dhemb për Naimin” theksoi Turrelli për Kosova Boxing. 

Si do që të jetë kjo që ndodhi sonte mund ti ndodh çdo boksieri. Terbunja ka karrierë të ndritshme me 237 meçe amatore dhe shumë tituj në boksin amator. Ai është i sukseshëm edhe si profesionist, ku pësoi humbjen e dytë në boksin profesionist, karshi 10 fitoreve. Ai duhet të rehabilitohet nga kjo humbje dhe të analizojë mirë situatën dhe të gjejë gabimin. Mendoj se sparringjet e forta dhe stërvitjet dinamike kanë sjellë këtë humbje ku ai nuk arriti ti pushoj muskujt para këtij meçi. 

Për Fornling kjo ishte fitorja e 11-të, karshi një humbje në 12 meçe të zhvilluara dhe titulli i parë i fituar në karrierë. 

www.kosovaboxing.org 
10 dhjetor 2016 

1 thought on “Tërbunja humb përballjen kundër Sven Fornling

  1. Artan looked up your sight unfortunately I only read English I’m assuming the Mike Turelli is Mike Taroli, me. The Joe Smith vs Bernarnd Hopkins Fight went as planned Niam trained with Joe for 8 weeks, I dont know what happened in this fight but we will take a rematch. Be well MikeyT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.