RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Terbunja pret të kurorëzohet me titullin e parë në boksin profesionist

2 min read



naimNaim Terbunja (10-1, 1 KO) është duke zhvilluar fazën e fundit të përgatitjeve në Long Island në veri të New York-ut, për duelin e vlefshëm që do t’a ketë me 9 dhjetor në Nykoping të Suedisë. Ai përballë do të ketë suedezin Sven Fornling (10-1, 6 KO). Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin e Suedisë në kategorinë gjysëm të rënd. 

Kosova Boxing me vëmendje ka përcjellur çdo hapë të boksierit tonë dhe nga ajo që kemi parë, Terbunja nga kualiteti që posedon dhe përgatitjet e zhvilluara, jemi të bindur që do të shkëlqej në mbrëmjen e 9 dhjetorit. Është në përfundim e sipër të përgatitjeve dhe gjithçka do të shkoj sipas planeve të tij. “Jam afër dy muaj në Long Island. Këtu ndihem mirë dhe kam kushte speciale për përgatitje. Kam punuar me përkushtim të madh për këtë duel, që është mjaft i vlefshëm për mua. Kundërshtarin ka vite që e njoh që nga boksi amator dhe i njohë cilësitë e tij që nuk bënë të nënçmohet. Shpresoj që edhe fati të më përcjellë dhe me 9 dhjetor të kurorëzohem me titullin e parë në boksin profesionist, atë të Suedisë” theksoi Terbunja për Kosova Boxing. 

15085731_10154590950036145_3779632339865635342_nTerbunja është në fazën e fundit të përgatitjeve ku për sparring partner ka pasur Kennedy Katende (pjesëmarrës në Lojrat Olimpike “RIO 2016″ për Ugandën) i cili në fundjavë debutoi në SHBA me fitore në boksin profesionist. Ai poashtu ka sparringuar edhe me Marquise”THE BEAST” Williams, reprezentues i Shteteve të bashkuara të Amerikës si dhe super boksierin Joe Smith Junior (22-1-0, 18 KO) i cili me 17 dhjetor do të boksoj me legjendën Bernard Hopkins. 

terbunja-1

“Kam pasur sparring të mirë me shumë boksier cilësor. Ditët e para i kam bërë nga 12 raunde me Kennedy Katende, me Marquise”THE BEAST” Williams si dhe me disa boksier tjerë të klubit. Dhe në fund tani edhe me Joe Smith Junior. Kam plotësuar objektivin. Tani javën e fundit do të kam stërvittje të lehta duke mbledhur forcën. Me 9 dhjetor do të jam gati” theksoi Terbunja. 

Artan Vërbica
1 dhjetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.