Xhoxhaj për herë të tretë fiton trofeun “Adem Jashari”
2 min readPalestra 1 tetori, Prishtinë, 27 tetor 2016 – Armend Xhoxhaj në edicionin e 18-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” ka arritur për herë të tretë radhazi të fitoj turneun prestigjioz. Xhoxhaj i cili pati dy boksier sfidues në gjysëm finale, Indrit Laçin nga Shqipëria dhe në finale belgun, Selehetate Victor arriti me shumë mund të fitoj turneun e çmuar. Dy meçet ishin të barazpeshuara dhe sfiduese, ku gjyqëtarët vlerësuan fitoren e tij, njëherit edhe juria profesionale zgjodhi boksierin më të mirë të turneut.
Dueli më i mirë finalë ishte ai në kategorinë gjysëm velter, ku pas një lufte në tre raunde ndërmjet Nikollë Rrasit nga klubi Gjakova 137 dhe Dielli Vranovcit nga klubi i boksit Peja, ky i fundit doli fitues me meritë.
Duel interesant ishte edhe ai ndërmjet Ardit Delijaj nga klubi i boksit Besa Pejë dhe shqiptarit nga Maqedonia, Lulzim Bajrami. Më i mirë në tre raund doli të jetë Delijaj.
Finalet:
28 nëntor 2016