Vasyl Lomachenko dëshmon cilësinë elitare të boksierëve më të mirë në botë
2 min readCosmopolitan, Las Vegas, SHBA, 26 nëntor 2016 – Kundër ukrainasit Vasyl Lomachenkos është vështirë për secilin boksier që dëshiron ti kundërvihet ukrainasit. Kjo u dëshmua edhe mbrëmë kur Nicholas Walters u dorëzua në fund të raundit të shtatë. Për Walters ishte humbja e parë në karrierë pas 28-meçeve.
Me këtë fitore Lomachenko (7-1, 5 KO) mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë super pendël. Për ish-kampionin e botës Walters (26-1-1, 21 KO) ishte kjo paraqitja më e dobët në 28 meçet e zhvilluara në boksin profesionist. Thjesht Walters ishte jashtë çdo elementi, ku Lomachenko nga ruandi i parë deri tek i shtati fitoi çdo raund. Në asnjë moment Walters nuk arriti të gjuaj grushtin e djathtë të tij, që konsiderohej arma më e fortë e tij. Walters në raundin e shtatë pësoi 24 goditje të pastërta dhe një nokdovn, ku u dërmua duke u dorëzuar.
E kuptueshme performanca e Lomachenkos, por për një ish-kampion të botës si Walters i cili e fitoi titullin e botës në versionin WBA në kategorinë super pendël me 2012 dhe e mbrotji plot 4 herë për tre vite deri më 2015, ishte e dobët dhe qyqare të dorëzohet.
Lomachenko dëshiron të boksoj me Manny Pacquioan, por në kategorinë e lehtë. Kjo duket e vështirë të ndodh duke ditur që Pacquiao për dhjetë vite më shumë bokson në kategorinë velter,
Kosovaboxing.org
28 nëntor 2016