Analizë: Ward gjeti mënyrën si ta mposht Kovalevin
4 min readNga Artan Vërbica
Las Vegas, 19 nëntor 2016 – Ashtu siç e kishim paralajmëruar dy ditë para që meçi do të vendoset ndërmjet mençurisë, kualitetetit që posedon Andre Ward dhe forcës, momentit më të mirë të Kovalevit, doli të jetë ashtu ku Ward fitoi për një nuancë të vogël falë zgjuarsisë së tij. Në fund tre gjyqëtarët vlerësuan me 114-113, gjë që edhe unë mendoj po njejtë që Ward fitoi me këtë rezultatë të ngushtë. Por, edhe Kovalev të shpallej fitues apo ky meç të përfundonte me barazim, nuk do të ishte e padrejtë pasi ishte meç shumë ngushtë dhe vendosën nuancat e vogla, ku Ward diti ti shfrytëzoj duke gjetur mënyrën se si ta mposht Kovalevin.
Por, ajo që nuk më pëlqeu nga ky meç, është se beteja u shëndrua në zhurmë dhe spekulimet duke zbehur shfaqjen e bukur që u zhvillua në T-Mobile Arene në Las Vegas. E gjithë kjo pasi ish-kampioni i padiskutueshëm botëror Sergey Kovalev (30-1-1, 26 KO) pësoi humbjen e parë në karrierë. Ndërsa, Andre Ward pasi ishte shpallur dy herë kampion i botës në kategorinë super të mesme, ai shkroi edhe një histori tjetër mbrëmë, duke arritur të fitoj titullin e kampionit të botës edhe në një kategori tjetër, atë në gjysëm të rënd.
Tani Ward ka bilanc prej (31-0, 15 KO) dhe vazhdon të jetë i pamposhtur, besoni apo jo për 20-vite. Humbjen e vetme e pësoi si 12-vjeçar.
Ward ka mentalitetin fitues. Ai fitoi gjithçka në boksin amator, ku kulminacionin e arriti në Lojrat olimpike në Athinë me 2004 duke fituar medaljen e artë . Po atë vit kaloi në boksin profesionist dhe deri më tani numëron vetëm fitoret. Vetë fakti për këtë fitore të madhe tregon se ai ishte në disavantazh në katër raundet e para duke u rikthyer fuqishëm duke fituar meçin. Edhe një gjë tjetër e karrakterizon Ward-in, ai pas dy vitesh pas lëndimit rikthehet duke u dëshmuar se me të vërtetë është mbret i boksit të sotëm, ku pak kush ka arritur ta bëjë këtë gjë.
Sergey Kovalev u ankua në humbjen duke deklaruar pas meçit që politika mos të përzihet në boks, por duhet të dij Kovalev se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shëndruan atë që është ai sot, një kampion që me të vërtetë ka lënë gjurmë në këto vite. Pastaj si mund të ankohet në padrejtësi kur ekipi i tij “Main Event” ishte organizator. E kuptoj zhgënjimin e tij, por deklarata e tij nuk duhet të jetë e till, sepse Amerika e zhvilloj atë si një kampion të madh. Paramendoni si do të ishte që ky meç të zhvillohej në Rusi? Këtë pyetje po të isha prezent do t’ia bëja Kovalevit. Jo me këtë rezultatë të ngushtë por do të ishte e thellë fitorja e Kovalevit, sepse e kuptojm se si shteti rus do të gjykonte kundër amerikanëve.
Ju kujtohet viti 2008 kur rusi Nicolai Valuev mbrojti titullin e botës në Cyrih të Zvicrës kundër legjendës së gjallë Evander Holyfield. Holyfield e rrahu për plot 12 raunde të plota, ku në fund dora iu ngritë Valuevit. Ishte skandali më i madh që është bërë në boksin profesionist dhe për çudi nuk u bë zhurmë e madhe.
Pastaj isha dëshmitar në vitin 2014 në New York kur rusi Ruslan Provdnikov mbrojti titullin e kampionit të botës në WBO në kategorinë super të lehtë kundër Chris Algerit. Publiku ishte po thuajse i gjithë rusë dhe unë mendoja herë pas here se si do ta pranonin këtë anim rusët po të zhvillohej ky meç në Moskë apo diku tjetër dhe ta përkrahin në këtë mënyrë amerikanin. E cilët janë amerikanët z. Kovalav? Ti në rusi ke mundur të përfaqësosh Rusinë vetëm në garat ushtarake. Ishe boksieri i dytë apo i tretë gjithmonë prapa Matvey Korobov 2000-2004 dhe Artur Beterbiev 2000-2008. Nga shteti yt nuk more as të qinden e rubles. Mos të lutem… fundja pate rastin dhe kishe përball Wardin, pse nuk e nakautove? Edhe kjo do të ishte një nga pyetjet e mija për te.
Secili ka mendimin e tij, por Ward u rikthye dhe boksoi në kohën më të mirë me Kovalevin dhe meriton respektin.
Se Ward ishte më i mirë nuk jam vetëm unë që theksoj, por atë e theksuan edhe shumë personalitete botërore si analisti i NBC sports, eksperti dhe trajneri Teddy Atlas. Pastaj eksperi i HBO-së Max Kallerman dhe Larry Merchant, penzioner por i vlerësuar lartë për kontributin e boksit.
Për fund do të mendojmë, a do të ketë revansh. Unë mendoj JO, sepse meçi nuk ishte atraktiv dhe nuk do të jetë interesant.
www.kosovaboxing.org