RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Fabiana Bytyqi shkëlqen në mbrojtjen e titullit “WBC Youth”, ndërsa vëllai i saj Sebastiani barazon

2 min read

fabiana-bytyqiPupp Grand Hotel, Karlovy Vary, 19 nëntor 2016 – Fabiana Bytyqi (9-0, 3 KO) ka mbrojtur me suksesë titullin e kampionës së botës për të reja”WBC Youth” kundër kundërshtarës nga Tanzania, Halima Vunjabei (3-2-1, 2 KO). Fabiana dominoi meçin duke fituar me vendim unanim pas 10-raundeve ku tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e thellë të Fabianës me 100-90 dhe dy të tjerë 99-91, ku plotësisht ishte e merituar. 

Boksierja jonë dëshmoi klasë, qetësi, shpirt të boksierës dhe intelegjencë duke dominuar meçin. Ajo që nga raundi i parë pati kontrollin e meçit ku ngadalë ngriti ritmin e meçit duke fituar çdo raund deri në fund. Me plot përkushtim punoi gjatë gjithë meçit në vazhdim ku kombinimet nuk i mungonin, ndërsa që Vunjabei u gjetë disa herë në pozitë të palakmueshme, por i shpëtonte nakautit. Mund të themi se kjo ishte paraqitja më e mirë e saj gjatë karrierës profesioniste. 

Kjo ishte mbrojtja e dytë e titullit “WBC Youth”. Ajo këtë brezë të vlefshëm e fitoi me 5 mars të këtij viti në qytetin Pilsen duke mposhtur bullgaren Teodora Bacheva me vendim unanim pas dhjetë raundeve, ndërsa edhe mbrojtjen e parë e kishte prapë kundër Bachevas me 25 qershor në qytetin Usti Nad Labem të cilën e mposhti me ndërprerje në raund të tetë. 

img_3256Ndryshe nga Fabiana, vëllai i saj Sebastiani (8-0-1, 7 KO) nuk e pati ditën e tij. Ai pati performancë të dobët nga boksieri nga Tanzania, Francis Miyeyush0 (41-16-4, 24 KO) ku dueli u përmbyllë i barabartë. Sebastiani e filloi mirë raundin e parë por pati krizë në raundet dy, tre dhe katër. Në dy raundet e fundit bëri të gjitha duke shmangur humbjen. Meçi në fund u shpallë i barabartë. Gjithsesi ky barazim duhet ti shërbejë për të ardhmen dhe të mësoj se meçi fitohet në çdo raund. Por, ai është vetëm 18-vjeçar dhe me kalimin e kohës do të shtojë përvojën e tij. E kemi potenciar edhe më parë që Sebastiani mund të shëndrohet në një kampion të madh, po koha do të na dëshmojë.

Nga Karlovy Vary, ekskluzive Artan Vërbica
20 nëntor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.