RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Xhoxhaj mund të jetë befasia e Kampionatit Botëror

2 min read

Xhoxhaj shpresa jonePjesëmarrja e boksierëve tanë në kampionatin botëror në Almaty të Kazakistanit është mbresëlënëse duke ditur që boksi ynë për shumë vite ishte i izoluar dhe dalja e Kosovës për herë të parë në një kampionat botëror, mund të quhet e sukseshme. Tre boksierët tanë Liridon Zeqiri, Arian Gashi dhe Armend Xhoxhaj kanë përfaqësuar Kosovën në një nivel të lartë në këtë kompeticion i cili është duke vazhduar, ndërsa në garë ka mbetur vetëm Xhoxhaj i cili neser do të ndeshet në të tetën e finales me bartësin numër një në këtë kampionat, kazakun Adilbek Niyazymbetov. Ky duel për Xhoxhaj do të jetë mjaft i rëndësishëm edhe pse Niyazymbetov është favoritë apsolut në këtë përballje. Por, shpresojmë që Xhoxhaj të jetë në nivel dhe rasti gjithmonë ekziston duke u munduar të befasojmë, por do të jetë e vështirë për dy fakte: E para, sepse Niyazymbetov është shumë boksier më i mirë dhe me përvojë të madhe, dhe e dyta, ai do të bokson para publikut të tij dhe do të ketë ndihmën edhe të shikuesve dhe të gjyqëtarëve pasi organizatori do të ketë ndikimin e tij.

Xhoxhaj raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë fitoi ndaj bullgarit Radoslav Panteleev, një boksier shumë cilësor dhe njëherit boksieri më i mirë i edicionit të kaluar “Adem Jashari”.  Zeqiri dhe Gashi që kaluan me fitore xhiron e parë duke shkëlqyer, ato në xhiron e dytë u eliminuan nga boksierë të fortë Domenico Valentino bartësi numër një në këtë kampionat dhe Custio Clayton bartësi numër shtatë në këtë kampionat, dhe humbja e tyre na bënë krenare për gjithë ne, sespe humbjet e tyre ishin nga dy boksierët më të mirë në botë, që janë pretendues për medalje.

Sido që të jetë, nesër do të mësojmë se a do të bëjë Xhoxhaj bafasinë e radhës, por edhe nëse jo, boksierët tanë nga Kazakistani do të kthehen me kokë lartë duke qenë të sukseshëm. Ky është realiteti dhe kapaciteti që ka Kosova sot në boks olimpik, ndërsa nuk mundemi të kërkojmë më shumë.

Përgatiti:
Artan Vërbica
21 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.