RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Xhoxhaj mposhtet nga nënkampioni olimpik Niyazymbetov

2 min read

Foto: Shpend Ahmeti

armend xhoxhajAlmaty, 22 tetor 2013 – Armend Xhoxhaj është mposhtur të martën në 1/8 e finales të kampionatit botëror të boksit amator “Almaty 2013” nga kazaku Adilbek Niyazymbetov, me vendim unanim të gjyqtarëve (3:0) pas tri raundeve luftë. Të tre gjyqtarët e kanë vlerësuar luftën e kategorisë deri 81 kilogramë në favor të boksierit kazak, që njëherit është nënkampion i Lojërave Olimpike “Londra 2012” si dhe i Botërorit të kaluar të mbajtur në vitin 2011 në Baku.

 Me Xhoxhajn janë eliminuar tashmë të tre boksierët që përfaqësuan Kosovën në Botërorin në Almaty. “Armendi në këtë meç hyri me lëndim në hundë që e kishte marrë në sfidën e së dielës ndaj bullgarit Pantaleev. Seleksionuesi ishte në mëdyshje për të lënë apo jo të boksojë Armendi. Por, në fund pasi shqyrtuam gjërat dhe po ashtu me insistimin e vet Armendit, vendosëm që ai të luftojë, pasi është kampionat botëror dhe nuk të vjen shpesh rasti që të marrësh pjesë në një ngjarje të tillë. Ishim të vetëdijshëm se kundër boksierit kazak duhet të fitojmë meçin me nokaut, pasi ai ishte boksier vaendas, por megjithatë Armendi boksoi për mrekulli duhet e mbrojtur hundën dhe herë pas here duke e sulmuar boksierin kazak dhe duke e tentuar ta befasojë me një goditje të fuqishme. Në fund, fitues doli boksieri nga Kazakistani, por prapë paraqitja e Armendit është për t’u përshëndetur”, ka thënë zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

Xhoxhaj të dielën kishte arritur të kalonte rrethin e dytë të Botërorit, duke e mposhtur me vendim unanim boksierin bullgar Radoslav Pantaleev. Ai rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë. Mirëpo, kazaku Niyazymbetov, që vlerësohet favorit për të fituar të artën në Almaty, ishte tepër i fortë për të.

Kosovaboxing.org
22 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.