Lajmi i fundit: Xhoxhaj në të tetën e finales, ndërsa Zeqiri dhe Gashi eliminohen
1 min readAlmaty, Kazakistan, 20 tetor 2013 – Tre boksierët tanë, Liridon Zeqiri, Arian Gashi dhe Armend Xhoxhaj që kaluan xhiron e parë në kampionatin botëror, sot vetëm njëri prej tyre ka arritur të hyjë në të tetën e finales. Ai është Armend Xhoxhaj i cili fitoi ndaj bullgarit favorit të kësaj përballje Radoslav Panteleev. Xhoxhaj fitoi me vendim unanim pas tre raundeve. Ndërkohë Liridon Zeqiri pësoi nga italiani, bartësi numër një në këtë kampionat Domenico Valentino, dhe Arian Gashi poashtu u mposht nga kanadezi, bartësi numër shtatë në këtë kampionat. Të dy boksierët tanë humbën me vendim unanim. Më shumë do t`ju japim për këto tre meçe, me një raport të zgjeruar në ditën e nesërme.
Kosovaboxing.org
20 tetor 2013
Urime Xhoxhaj-t. Boksieri Bullgar eshte i nje niveli te larte.Gjithashtu edhe Zeqiri-t dhe Gashit-t urime per eksperiencen ne boteror. Duke pasur parasysh moshen e tyre dhe eksperiencen e fituar ne Boteror e ardhmja e tyre premton.
ecnmor se ska sen hajna
per arjanit e kemi dit qe ka me u kthy kosov pa medalje shum tut’s arjani zdi pse po meret me box let shkon naj ballet respekt per liridonin edhe armendinn 😉
ecni more hajna lata esht hajn i kosoves krejt ivjedh paret e bokserave me edhe mehmeti bugujevci kita jan mafja