RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Xhilla, Nimani dhe Murati triumfojnë në këtë fundjavë

2 min read

Boksierët tanë shqiptar kanë qenë mjaft të sukseshëm këtë fundjavë ku secili prej tyre doli fitues në ballafaqimet e tyre. Agron Xhilla 10-1 (6 KO) boksoi kundër ish-kampionit WBC Internacional, kroatit Asmir Vojnoviç 28-10-1 (15 KO). Xhilla doli fitues pas katër raundeve mjaft interesante. Ky ishte kundërshtari më me përvojë deri më tani për boksierin strugan. “Ishte një luftë intersante për mua. Gëzohem për fitoren e shënuar” deklaroi Xhilla për Kosovaboxing.org. Duelin e radhës Xhilla do ta zhvilloj me 15 Tetor për titullin IBF Internacional për të rinjë. Xhillës i është caktuar kundërshtari, ai do të jetë afrikani Pascal Ndomba.

Besar Nimani ka zhvilluar meçin e katërt profesionist. Nimani 4-0 (4 KO) për kundërshtar pat grekun Georgios Pegios 4-4-1 (3 KO) të cilën e mposhti me “Knock Out” teknik në raund të katërt. Nimani nga fillimi kishte duelin nën kontroll dhe dominoi plotësisht. Nimani sikurse në boksin amator që kishte mjaft suksese, ai po e dëshmon veten edhe si boksier profesionist. “Jam i kënaqur me fitoren. Dominova meçin ku nuk ishte i denjë për mua. Në raundin e katërt nuk kishte forcë më të mbrohej dhe gjyqëtari ndërpreu meçin” deklaroi Nimani për kosovaboxing.org. Duelin e radhës Nimani do të ketë në muajin Qershor në Mynih të Gjermanisë, por data e saktë ende nuk është caktuar.

Në këtë fundjavë boksoi edhe Fatjon Murati në Hipodrom në Bajern të Gjermanisë. Murati 12-1-2 (2 KO) boksoi kundër turkut Muarem Koç 1-1-0. Këtë ballafaqim Murati e fitoi me vendim unanim pas katër raundeve. Ky ishte meçi i parë në këtë vit për kuksianin e talentuar.

Kosovaboxing.org
29 Maj 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.