Xhelili mbron titullin “Tuff N`Uff” për herë të dytë
1 min readLas Vegas, SHBA, 27 Maj 2011 – Edmond Xhelili ka mbrojtur titullin “Tuff N`Uff” në kategorinë e mesme për herë të dytë. Xhelili mposhti amerikanin Ben Sergent me ndërprerje në raund të dytë. Ky triumf i Xhelilit erdhi në minutën 1:39 të raundit e dytë ku Sergent ishte mjaft i përgjakur deri sa ndeshjën e ndaloi gjyqëtari. Xhelili titullin “Tuff N`Uff” e kishte fituar vitin e kaluar kundër Tim Bawman. Ai e mbrojti për herë të parë kundër Jason Richey dhe ja tash mbrojti titullin për herë të dytë. Xhelili konsiderohet shpresë e e sportit extrem MMA. Xhelili në çdo ndeshje respketon redaksinë tonë në mënyra të ndryshme. Ai edhe kësaj radhe kishte të veshurat e tij me logo të Kosovaboxing.org. Kjo ndeshje ishte parameç i Matt Church dhe David Jordan gjë që Church fitoi me vendim të gjyqëtarëve.
Foto : Ray Kasprowicz