RTK

RTKLive
15 Tetor, 2021

Matjet zyrtare nga Bad Ragaz – Sherifi 87.6 ndërsa Raad 91.5

1 min read

Restoran Trocadero, Bad Ragaz, Zvicër, 27 Maj 2011 –  Sonte në qytetin Bad Ragaz janë mbajtur matjet zyrtare për meçet e nesërme. Vetëm Sevdail Sherifi ishte sonte nga boksierët tanë për matje, ndërsa mungoi boksieri tjetër i yni Arnold Gjergjaj, për arsye të panjohura. Mirëpo promoteri i kësaj ngjarje Leonardo Capote na tha se Gjergjaj nesër do të bën matjen para meçit dhe do të paraqitet në ring. Sevdail Sherifi në matje doli të jetë 87.6 kg, ndërsa kundërshtari i tij Rachid Raad kaloi limitin e kategorisë “Cruiser” ku ishte 91.5 kg. Mirëpo nga dy taboret u morën vesh që edhe pse ishte 600 gram mbi limite, që ky meç të zhvillohet. Gjatë matjeve nuk munguan as provokimet ku algjeriani i filloi i pari duke i thënë Sherifit: “Nuk do të durosh meçit kundër meje” tha Raad. Ndërsa boksieri ynë ia ktheu :”Te shofim a do të qëndrsoh më shumë se katër raunde” theksoi Sherifi. Edhe dy çiftet tjera bënën matjet ku Ivo Andjelic i cili do të ketë meçin krzesor doli të jetë më i rënd se lituanezi . Andjelic 111.7 kg, ndërsa 97.8 kg. Cifti tjetër ai mes boshnjakut me nënshtetësi zvicrane Enes Zeçireviç dhe bullgarit Danil Borisov doli të jenë, Zeçiriviç 78.1 kg dhe Yavor Marinchev 97.8 kg.

Photo : Armando Bianco


Nga vendi i ngjarjes : Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.