RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Xhilla mposht serbin Bajak me TKO 2

1 min read

Agron Xhilla ka shënuar edhe një fitore në boksin profesionist ndaj serbit Dragan Bajak me ndërprerje në raund të dytë. Xhilla ishte mjaft i mirë duke dëshmuar cilësi duke rritur rekordin personal, ku deri më tash ka shënuar 13 fitore (9 KO) dhe një humbje. Deri në fund të vitit Xhilla pritet të paraqitet edhe një herë me 3 Dhjetor, për titullin “WBO Youth” në Berlin të Gjermanisë. Xhilla muajin e kaluar ka fituar titullin tjetër “IBF Youth” kundër afrikanit Pascal Ndomba me TKO 6.

Kosovaboxing.org
22 Nëntor 2011

11 thoughts on “Xhilla mposht serbin Bajak me TKO 2

  1. Asht shume lehte me u perball me ksi lloj kundershtaresh te dobet qe skan asnje lloj lidhje me boksin, dhe me ba emer per tituj te kote sic bejne edhe shum shqipetar te tjere..

    Agron Xhila dhe disa te tjere si puna e ktijna eshte turp me i nxjerr neper website, se ska boks Gjermnaia, Anglia, Franca ose Amerika, por paska mbet me fitu Xhilla titujt e botes. Po mjaft me ksi lloj prapagandash se ashte turp..te vetmit boksier ne boksin profesionist per ti permendur dhe te cilet ecin ne hapa vertet te sigurta jane: HAXHI KRASNIQI, ELVIR MURIQI, BESART NIMANI, NURI SEFERI.

    te tjeret jane vetem prapaganda asgje me shume..

  2. Rame Shume palidhje e ki dhane kete koment, para pak kohesh askush se ka njoft Haxhi Krasniqin, Besart Nimanin e disa boksier te tjere qe po i permend, mirpo me rezultatet e tyre kane arrite suksese te mira dhe te shpallen kampion, e kjo nuk do te thote se Agron Xhila apo disa boksier te tjere profesionist e kane te pamundur te arrijne tituj te tille. Perderisa keta djelmosha jane aktive nuk i dihet e ardhmja e tyre. Keshtu qe feleminderoj redaksine Kosovaboxing per te gjitha keto informacione qe po na ofron. Suksese te gjithe boksierve Shqiptar kudo qe jane…

  3. Siq po shifet Rama koka expert i madh i boksit, dmth spaska lidhje me kete pune, cdo boxier fillestar o Rame experti duhet mu ndertu me ksi lloj kundershtarsh, po mos u perzi ti ne kto pune ku nuk din, e lej ata se e kan qit kete lajm te shkrujn.

  4. Rame ke fol mire qe the spaska Gjermanija, Franca, Anglija dhe Amerika boksera , e jane met veq kta Haxhi Krasniqi qe behet kampion bote , kurse kundershtar ka pas nje bokser shume te dobet, 14 fitore dhe 12 humbje, po bejne politike sa dush. Une e adhuroj boksin por jo ne kete menyre. Me nderime Agim Aliu- Suedi

  5. Agim ke shume te drejte ndersa per ato komente te tjereve me lart jan shum te kote dmth e drejta ashten ajo qe un e shkrojta…pra un fola te drejten tani u pelqen a su pelqen atyre me lart ajo ashten problem i tyre..
    me respekt Ramadani Zvicer

  6. Rama, ka shum organizata qe japin tituj po vetum kater jan qe jan ma ta njohorat WBC, IBF, WBA, WBO.
    Agronit i deshiroj sukses dasht Zoti e se shpejti bokson per naj titull te madh.

  7. Te dashur sportis, po e di se ka se edhe une dikur jam mar me sport por te pakten te japin informacion te sakt. XHILA se asht kampion bote per te rinj ndersa ka moshe 23 vjecare sun e kuptoj sa te thjesht si po bahen..e sa per dijeni keto organizata jane organizata falco qe i organizojn shqiptaret se vetem te ne shqipetaret ndodh kjo…ndersa Haxhi Krasniqi, Elvir Muriqi, Besart Nimani, Nuri Seferi, Luan Krasniqi ata i kan informacionet e sakta kjo asht nje lajm shum i sakt per te gjith opinionin..ndersa sa i perket kosovaboxing.org po ban nje pun shum te mire se keto si i marri informacionet ashtu edhe i nxjerrin..me respekt edhe niherit.

    sukses te gjitheve

  8. Agron une nuk merem me boks, me fal , paske gabue diqka, jam adhurues i flaket i boksit, i kam 55 vite, sa her jam zgjuar ne mengjes ta shikoj Muhamed Aline, Tajsonin etj.. Luan krasniqi eshte deri me tashti i vetmi qe ka korr suksese, pastaj Elvir Muriqi, e inshalla vijne edhe tjere si Haxhi Krasniqi me kundershtar te forte te tregon botes se shqiptaret dine te boksojne mire

  9. Rama qka po fol be burr, kete titull Ibf youth para Agron Xhilles e ka pas Alexander Frenkel (kampion i evropes EBU per moment) nga klubi Sauerland, pse po fol diqka kur nuk ke lidhje nga boxi, leje ma mir mos fol hiq, nvend mu knaq me suksese e djaloshve te rri shqiptar ti po i kritikon pa me pas lidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.