RTK

RTKLive
13 Qershor, 2024

Sherifi dhe Gashi të gatshëm për sfidën e 3 Dhjetorit

2 min read

Boksierët tanë perspektiv Sevdail Sherifi dhe Disarjot Gashi do të boksojnë me 3 Dhjetor në Bad Ragaz të Zvicrës. Sherifi në këtë mbrëmje do të ketë meçin kryesor ku do të takohet me hungarezin Mihaly Kratki. Ky meç do të zhvillohet në tetë raunde dhe do të jetë i pari për Sherifin meç në tetë raunde. Sherifi deri më tani ka bilanc prej 7 fitore (6 KO), 1 humbje dhe 2 barazime. Ndërsa kundërshtari i tij hungarezi, Kratki ka eksperiencë të madhe në boksin profesionist ku ka zhvilluar 45 meçe, 6 fitore, 35 humbje dhe 4 barazime.

Në parameç do boksoj edhe njëri ndër boksierët më të mirë të pasluftës në Kosovë, Disarjot Gashi. Gashi poashtu do të ketë kundërshtar nga Hungaria. Ai do të ndesh dorezat me Jozsef Gerebecz i cili do të jetë boksier i dobishëm për Gashin. Ai ka gjithësej 13 meçe profesioniste, 5 fitore (1 KO), 6 humbje dhe 2 barazime. Ndërsa Gashi do të kërkoj fitoren e 10-të në karrierë, i cili ka 9 fitore (7 KO), 1 humbje dhe 1 barazim. Gashi në vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e “Super Six” kategorisë së mesme që do të organizohet nga Federata Profesioniste e Boksit të Zvicrës. Gashi pret me padurim këtë pjesëmarrje ku fituesi do të fitoj të drejtën të boksoj për titullin e kampioni të evropës, versionit më të vlefshëm evropian atë EBU.

Kosova Boxing kontaktoj të dy akterët tanë që do të boksojnë në Bad Ragaz, dhe të dytë ishin mjaft optimist për përballjet.

“Jam i përgaditur mirë. Do të jetë meçi im i parë në tetë raunde. Ky meç është i vlefshëm për mua dhe pres fitore” theksoi Sherifi.

“Jam në hovin e madh të përgaditjeve. Kam pasur disa pengesa ku nuk kam boksuar nga shkurti i këtij viti. Shpresoj të dal fitues. Pas kësaj kam plane të mëdha ku shpresoj shpejt do t`i mësoni” theksoi Gashi.

Kosovaboxing.org
22 Nëntor 2011

1 thought on “Sherifi dhe Gashi të gatshëm për sfidën e 3 Dhjetorit

  1. Te dy ketyre boksjerve ju uroj Sukses ne meqin e radhes, e sidomos ish boksjerit shum te mire dhe me te sukseshmin te KLubit Boksit Peja, Disarjot Gashit, ai eshte nje boksjer shum i mir dhe me pervoj te madhe dhe se ka te gjitha mundesit qe sa me shpejt te jet boksjer i nivelit botror, dhe i urojm qe te na gezoj me ndoj titull te vlefshem, Dis veq perpara dhe me suksese. je ma i madhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.