RTK

RTKLive
28 Korrik, 2021

Azize Nimani mposht dy shpresat olimpike amerikane, ndërsa pret rivalen e radhës

2 min read

Colorado, California, SHBA – Në Colorado në Shtetet të Bashkuara të Amerikës është duke u zhvilluar Turneu Tradicional për boksin femëror olimpik “Women`s International Boxing Dual Series”. Ky turne mbahat tash e disa vite, por këtë vit është më masovik, pasi do  ndihmojë shumë pjesëmarrësve që për Lojrat Olimpike të shofin vetën sa janë të përgaditura. Poashtu ky turne do të jetë një turne para ndeshjeve kualifikuese për Lojrat Olimpike që mbahen në muajin Shkurt. Pjesëmarrëse janë gjashtë shtetet më të forta që kanë boksin femëror në Botë, si Rusia, Polonia, Gjermania, Kanada, Meksika dhe SHBA-të. Kosova Boxing me shumë interes është duke përcjellur këtë ngjarje pasi boksierja jonë kosovare, Azize Nimani e cila mbron ngjyrat e Gjermanisë është duke marr pjesë në këtë eviniment. Nimani ka qenë brilanete në dy meçet e para duke triumfuar ndaj dy amerikanëve që pretendojnë një vend në Lojrat Olimpike, Tyrieshia Douglas  dhe Cynthia Moreno. Ajo në meçin e parë u takua me Tyrieshia Douglas duke e mposhtur 17 me 15. Në meçin e dytë Nimani ishte edhe më superiore duke mposhtur Cynthia Moreno 17 me 10.

Nimani me dy fitoret e arrituara nga shpresat olimpike amerikane i ka treguar shtabit teknik të Gjermanisë për gabimin e bërë, kur ajo u anashkalua nga përfaqësuesja e Gjermanisë pas skandalit që u bë për pjesëmarrje në kampionatin evropian në Rotterdam në Holandë. Me këto dy fitore Nimani kthehet aty ku e ka vendin duke treguar se është kandidatja që do të synon medaljen e artë në Londër 2012. Para kampionatit evropian ajo gjendej në vendin e 4-të në ranglistën botërore të AIBA-së, por tani kjo do të përmisohet dukshëm pas paraqitjes së denjësishme në SHBA.   

Nimani nesër me datë 19 Nëntor nga ora 03:00 e mëngjesit të kohës sonë evropiane do të ndeshet me rivalen e radhës e këtë do ta mësojmë sonte kur edhe do të zhvillohet dita e tretë e turneut. Azizja sot ka ditë pushimi, dhe ajo e qetë pas dy fitoreve do të pret garuesen e radhës, duke i krijuar vetës komoditet për të analizuar kundërshtaret e mundshme.  Nimani mund të ndeshet me rusën Elena Savelyeva (kampione botërore në Barbados me 2010), polakën Karolina Michalczuk (e treta në Kampionatin Evropian në Rotterdam 2011), apo amerikanën Cynthia Moreno e cila është kampione aktuale e Amerikës dhe fituese e turneut më të madh në Botë, “National Golden Gloves 2010” .

Artan Vërbica
18 Nëntor 2011

1 thought on “Azize Nimani mposht dy shpresat olimpike amerikane, ndërsa pret rivalen e radhës

  1. Oj Azize hallall te qoft, hallall ju koft prinderve cka kane rrit, te lumte te lumte, se ti i trgove botes mbare se si sjelljet fitorja nga shqiptaret e Mitrovices, se fitorja sjellet me paqe e jo me dhune bravo te qoft vetem vazhdo keshtu me fitore. Ke pershendetje nga Sabrija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.