Xhilla i gatshëm për sfidën e nesërme
1 min readNove Zamky, Sllovaki, 18 Mars 2011 – Agron Xhilla ka arritur në qytetin Nove Zamsky të Sllovakisë, ku nesër mbrëma e pret sfida me çekun Roman Vanicky për titullin Internacional të Sllovakisë. Xhilla sonte në matjet zyrtare ka dal 84.2 kg, ndërsa Vanicky 81.9 kg. Ky do të jetë dueli i tetë profesionist për Xhillën. Në vitin e parë debutues Xhilla arriti të fitoj titullin e Afrikës Qendrore në kategorinë kruzer. Kjo do të jetë sfida e dytë për ndonjë titull. “Pres të kurrorëzohem me titullin e dytë në karrierën time” deklaroi Xhilla për Kosovaboxing.org.
Kosovaboxing.org
18 Mars 2011