RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Nuri Seferi fiton ndaj Jozsef Nagy me vendim unanim, ndërsa Vitali Klitschko fiton kundër Solis me KO 1

1 min read

Lanxess-Arena, Keln, Gjermani, 19 Mars 2011 – Nuri Seferi ka ftuar përballjen ndaj hunarezit Jozsef Nagy me vendim unanim pas tetë raundeve. Seferi 30-6-0 (18 KO) ishte më i mirë gjatë gjithë duelit ndaj hungarezit, Nagy 24-10-0 (15 KO). Ky ishte meçi i parë për Nuri Seferin këtë vit. Ai parasheh që të boksoj sërish me 9 Prill në Hamburg të Gjermanisë. Me 9 Prill do të bokson edhe vëllau i tij, Seferi. Më shumë rreth fitores së sontme dhe duelit të ardhshëm të vëllezërve Seferi do t`ju japim në ditët në vijim. Dueli Nuri Seferi dhe Jozsef Nagy ishte parmeç i Vitali Klitschko dhe Oldianer Fonte Solis ku Klitschko fitoi me KO në raund të parë. Klitschko fitoi shumë lehtë dhe as vetë nuk e kishte besuar një gjë të till. Kjo ishte mbrojtja e 6 e titullit WBC. Fituesi i medaljes olimpike me 2004 u rrëzua në fund të raundit të parë, kur pësoi një goditje në kokë, por goditja nuk ishte aq e fortë për ta mos vazhduar duelin. Në atë rast ai lëndoi këmbën dhe nuk mundi ta vazhdoj takimin.

Kosovaboxing.org
19 MARS 2011

4 thoughts on “Nuri Seferi fiton ndaj Jozsef Nagy me vendim unanim, ndërsa Vitali Klitschko fiton kundër Solis me KO 1

  1. Solis nuk u rrezua pej goditjes se Klichkovit. Solis sigurisht keputi ligamenten nga nje levizje taktike e perdredhur dhe kjo ishte fatale per te. Klichkos i tregoi se une jame zevendesuesi i fronit. Kete e hetoi edhe Klichko i cili nuk besoj se do ti jep rast me. Ti japesh shancen Solisit edhe nje here per Klichkon do te thote tia dorzosh fronin Solisit. Shpresojme qe Solis te sherohet per nje kohe sa me te shkurter.Ne kete duel Klichko per 1 raund mori disa goditje te sakta prej Solis i cili sipas meje edhe fitoi raundin. Klichko nga kundershtaret e tjere edhe per 12 raunda nuk do te goditej sa per nje raund prej Solisit.

  2. Solis ishte i pa fat, fati ishte ne anen e Klischkos, pasi qe ne te moment nuk ishte ramje qe te ndikonte ne nderprerje por ishte nje levizje qe mendoj qe eshte nje lendim serjoz dhe nuk ishte ne gjendje qe te vazhdonte me duelin Solis ku me te vertet eshte per keqardhje dhe per tere publikun qe kjo ndodhi shume shpejt, por ishte fati te Klischko qe te fitoj duelin shume shpejt e po ashtu dhe nje shume parash,qe as vete nuk e ka besuar kete gje.

  3. Fadil une e jap te njejtin koment si ti, dhe ashtu ishte per fat te keq i ndodhi diqka e papritur se klitschko e kishte humbe kete loje, une nuk e dije prej ku i vlersojne keshu diqka qe i ndodh ne ring, kjo ose e ben te dalin dhe njer ose baraz….

  4. Ajo cka ndodhi qe vetem nje fat i klichkos qe pesoj lendim se per ndryshe fillimi i mecit tregoj se solis me tekniken e tij e mposht Klichkon, respekt per solis esht nje bokser me prespektiv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.