Shpetim Shala i gatshëm të fitoj sërish ndaj Nikola Matic
1 min readShpëtim Shala është duke u përgaditur maksimalisht për sfidën e radhës me 25 Mars në Prishtinë. Shala 9-0 (3 KO) sërish do të ketë për kundërshtar kroatin Nikola Matic. Gjashtë muaj më parë Shala e mposhti Matic-in në Pejë me vendim unanim, dhe këtë e synon ta bëjë edhe kësaj radhe në kryeqytet. Ky do të jetë dueli i 10-të profesionist për Shalën. Vitin 2010 Shala e përmbylli me tre fitore, ku mposhti Michal Tomko me KO 3, Josip Jalusic me UD 6 dhe Nikola Matic me UD 6. Ai është duke u përgaditur në Pejë për këtë meç. Për sparring partner ka zgjedhur Bekim Goqin me të cilën shpreson një paraqitje edhe më të denjë me 25 Mars. Si gjithnjë për të janë duke u përkujdesur trainerët Zijadin Rama, Fuat Muhaxheri dhe Besim Gashi. “Meçi i parë ka qenë i forte dhe mjaft interesant, ku shënova fitore me vendim unanim. Pres që edhe herën e dytë ndaj tij të shënoj fitore dhe t`i kënaqi adhuruesit e pranishëm” deklaroi Shala për kosovaboxing.org.
E faleminderojmë ekipin përkrahës të Shpetim Shalës për fotografitë eksklusive që na ka sjell.
Kosovaboxing.org
17 Mars 2011
Go champ GO
te uroj suksese ne te ardhmen une mendoj qe shpetimi ksaj here do te perfundon meqin para kohe… tung
urime fitorja shpetim
bravo shpetim qe fitive prej atij ishalla sukse