RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Breshëri ngjarjesh nga heronjët e Burgedorfit

2 min read

I gjithë qyteti Burgedorf në Zvicër tash e sa kohë jeton për boksin. Shumë qytetar nga kjo pjesë ka bërë që boksin t`a adhurojnë falë disa sport dashësve të cilët e kanë rritur nivelin e boksit në këtë pjesë. Oliver Duetschler është njëri ndër ta që e mbështet klubin “Spotlight Burgedorf Team”, i cila ka merita të mëdha në menagjim dhe përkrahje të boksierve në këtë klub, pastaj boksieri ynë Nuri Seferi, kampion aktual evropian në versionin WBO, i cili dita-ditës po i afrohet titullit të kampionit botëror. Aty është edhe hungarezi Gabor Veto i cili deri më tash është i pamposhtur në 22-duele të tij, duke fituar të gjitha. Sefer Seferi, ka poashtu 12 meçe profesioniste ku të gjitha i ka fitore, 11 KO. Aty është edhe talenti tjetër shqiptar nga Struga, Agron Xilla i cili po shënon progres çdo ditë e më shumë. Pra këta janë protagonistët kryesor që e kanë bërë Burgedorfin e njohur në Zvicër, me rezultatet e tyre kulminante dhe tani po quhet qyteti i boksit. Por qytetarët e Burgedorfit do jenë nën ethe këto ditë për heronjët e tyre, nga duelet e tyre të njëpasnjëshme. Të gjithë këta boksier që i përmendem do të zhvillojnë duelet e tyre këto dy javë. Nuri Seferi, 29-6-0 (18 KO) zhvillon duelin këtë të shtunde në Keln të Germanisë me hungarezin Jozeph Nagy, 24-9-0 (15 KO), në parameç të Vitali Klitschko dhe Odlianer Fonte Solis. Një javë më pas me 26 Mars në Baden-Wuttemberg të Gjermanisë, Gabor Veto, 22-0-0 (16 KO) bokson me Laszlo Toth 3-0-1 (3 KO). Agron Xhilla, 7-0 (5 KO) poashtu me 26 Mars, udhëton në Sllovaki ku do të boksoj me sllovakun Roman Vanicky, 8-24-1 (5 KO) për titullin Internacional të  Sllovakisë. Vëllezërit Seferi do të paraqiten edhe në mbrëmjen e 9 Prillit në Hamburg të Gjermanisë. Pra fundi i muajit Mars dhe fillimi i muajit Prill nën ethe për boksierët e klubit “Spotlight Burgedorf Team”.

 Artan Vërbica
16 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.