RTK

RTKLive
5 Tetor, 2022

Xhilla fiton edhe një titull, ndërsa Cullhaj barazon duke iu berë e padrejtësi e madhe

2 min read

Berlin, Gjermani, 3 Dhjetor 2011 – Agron Xhilla dhe Armand Cullhaj kanë qenë akterët kryesor të mbrëmjes në Beriln. Të dy boksierët tanë që janë përspektiv dhe pritet nga ata shumë, sfiduan titujt të WBO-së për mosha të reja. Cullhaj sfidoi të kategorisë së mesme, ndërsa Xhilla në kategorinë kruzer.

Agron Xhilla 14-1-0 (10 KO) i cili fitoi titullin IBF Junior në Tetor të këtij viti, arriti që për dy muaj të kurorëzohet edhe me një titull, atë WBO Junior. Xhilla boksoi me afrikanin Said Mbelwa 14-6-4 (9 KO). Xhilla tregoi performancë të mirë ku në raundin e 9-të arriti që këtë meç ta përfundon para kohe, me TKO. Ai ishte dukshëm në avantazh dhe kishte poashtu epersinë nga tre gjyqëtarët, 78-74, 80-72 dhe 80-72, por kënaqi adhuruesit shqiptar me boks cilësor dhe duke përfunduar duelin para kohe.

Armand Cullhaj 11-2-3 (6 KO) iu bë padrejtësia më e madhe në këtë mbrëmje, duke dhënë barazim kundër gjermanit Ronny Mittag 13-1-1 (7 KO). Cullhaj i cili ishte përgaditur për këtë meç si kurr më parë, ishte bindshëm më i mirë por në fund gjyqëtarët e vlerësuan me barazim, gjë që ishte parë mjaft mirë se Cullhaj ishte dominues dhe fitues i kësaj përballje. Një gjyqëtar e vlerësoi me 95-95, një 97-93 për Cullhaj dhe i treti, 97-93 për Mittag. Pas këtij vlerësimi të jo të barabartë, menagjeri i Cullhaj, Granit Shala i kërkoi revanshin menagjerit të Mittag, Uwe Gorecki, por duke ikur dhe duke mos i dhënë përgjigje pozitive.

Në këtë meç Cullhaj ishte paraqitur me maic me logo të Kosova Boxing, gjë që e falenderojmë për këtë gjest mirënjohës. Një falenderim i posaqëm edhe për menagjerin e Cullhaj, Granit Shala për respektin e tij për agjencionin tonë promovues dhe informativ.

Foto : Eroll Popova

Kosovaboxing.org
4 Dhjetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.