Xhilla dhe Olivera ndahen me barazim
1 min readKursaal, Bernë, Zvicër, 26 dhjetor 2016 – Agron Xhilla (23-1-1, 18 KO) është ndarë sonte me barazim me urugvajanin Jorge Rodriguez Olivera (28-14-1, 14 KO) pas duelit tetë raundësh. Meçi ishte mjaft i fortë në të gjitha raundet ku dy dy gjyqëtarët zvicëran, Beat Haussmmann dhe Marcel Werder e vlerësuan me rezultat 76-76, ndërsa gjyqëtari tjetër, poashtu zvicëran, Thomas Zimmermann me 79-73 për boksierin tonë.
Ky meç për Xhillën erdhi pas 15 muajve. Bilanci i boksierit tonë strugan prej 23 fitoresh (18 KO) me një humbje dhe një barazim tregon klasin e lartë që ka, që tani pas këtij rikthimi mbesim me shpresë se Xhilla do të vazhdoj me suksesë rrugëtimin e tij drejt fitoreve të tjera.
Në përkrahje të boksierit tonë u gjendën dy vëllezërit Seferi, Nuriu dhe Seferi dhe boksieri tjetër i sukseshëm Arnold Gjergjaj.
www.kosovaboxing.org
26 dhjetor 2016