RTK

RTKLive
19 Maj, 2022

Tatli dhe Gjergjaj fitojn me ndërprerje

1 min read

tatli-vs-lancia-2Dy boksierët tanë Edis Tatli dhe Arnold Gjergjaj kanë shënuar fitore me ndërprerje në përballjet e tyre të zhvilluara sonte.

Tatli (29-1, 10 KO) u paraqitë në Helsinki të Finlandës duke dominuar meçin ndaj Manuel Lancia (14-2-1, 3 KO) duke e mposhtur me nakaut teknik në raund të nëntë. Ai i mbylli italianit syrin që në raundet e para duke e grushtuar vazhdmisht duke e lënduar seriozisht deri sa meçin e ndërpreu gjyqëtari në ring pas një lufte të jo barabartë, duke ruajtur poashtu shëndetin e Lancias.

Me këtë fitore Tatli mbrojti titullin e kampionit evropian për herë të katërt.

Tatli renditet lartë në ranglistat botërore, i 5-ti në WBC dhe i 6-ti në IBF. Ai pritet akoma të përparoj në renditjet botërore, deri sa rasti për titull bote mund ti vije me 2017.

arnold-gjergjaj

I suksesshëm ishte edhe Arnold Gjergjaj (30-1, 21 KO), i cili në Kaserne të Bazelit mposhti boshnjakun Jasmir Hasiç (8-2, 5 KO) me nakaut teknik në raund të pestë. Ky triumf i Gjergjaj erdhi në kohën më të mirë pas disfatës që kishte në muajin maj nga David Haye në Londër. Ai pritet të vazhdoj duke përparuar dhe duke kërkuar sfida për të ardhmen.

Kosovaboxing.org
17 dhjetor 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.