RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Oferta dhe vendi i ngjarjes për meçin Krasniqi dhe Abraham vendosët me 4 janar në Budapest

2 min read

krasniqi-vs-abraham-2Dueli eliminator ndërmjet numrit 2 në WBO, Arthur Abraham (45-5-0, 30 KO) dhe boksierit tonë të renditur numër 3 në WBO, Robin Haxhi Krasniqi ((46-4-0, 17 KO) në kategorinë super të mesme do të vendosët me 4 janar në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest.  Aty do të gjenden dy taboret, ekipi i Abrahamit, Saurland Evend dhe i Krasniqit SES Boxing, ku në prani të Komisionit të WBO-së, do shprehet gatishmëria dhe vullneti i cilit ekipë është më i interesuar për të fituar organizimin.

Do të vendosët për shumën e ofruar nga Organizatori, vendngjarja si dhe data e zhvillimit të meçit.

Abraham i cili humbi meçin për titull të botës në versionin WBO, kundër Gilberto “Zurdo” Ramirez  (34-0, 24 KO) me vendim unanim nga tre gjyqëtarët, 120-108, dëshiron rastin e dytë kundër meksikanit. Por, Krasniqi i uritur si kurr më parë duke dëshiruar të kompenzoj dy rastet e lëshuara, dëshiron të fitoj rastin e tretë për tu kurorëzuar me titullin e botës. Ai pret ta mposht Abrahamin duke e penzionuar. 

Siç mëson agjencioni Kosova Boxing nga burime nga WBO që shumë boksier kanë bërë ankesë se pse Krasniqi me vetëm dy meçe konkurruese po e merr rastin për WBO eliminator. Për shumë kend kjo u konsiderua si befasi, pasi ai zbriti nga kategoria gjysëm e rënd në super të mesme dhe me vetëm dy fitore kundër Cagri Ermis dhe Juregen Doberstein arriti në pozitën e tretë. Ankesat janë bërë nga këta boksier, Jesse Hart, George Groves, Zac Dunn, Isaac Expo, Callum Smith, Trevor McCumby dhe Matt Karobov, që të gjithë renditen nga pozita 4 deri 9-të.

Por, duhet t`ju kujtuar gjithë atyre se fitorja e fundit e Krasniqit ishte kundër kampionit aktual WBA-Interkontiental dhe titullit vakant WBO-Interkontinental. Pra, sipas një analize tonë Krasniqi meriton meçin eliminator kundër Abraham.

Artan Vërbica 
29 dhjetor 2016 

 

 

 

 

1 thought on “Oferta dhe vendi i ngjarjes për meçin Krasniqi dhe Abraham vendosët me 4 janar në Budapest

  1. Sipas te gjitha gjasave ky duel do te jete per titull WBO Vakant
    Jo eliminnator-GILBERTO RAMÍREZ eshte i lenduar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.