Xhavit Bajrami mbron titullin e kampionit botëror, kundër Takenori Onda me 2 Qershor
1 min readKampioni botëror në kick-box, më versionin ISKA, Xhavit Bajrami do të mbrojë titullin e kampionit botëror me 2 Qershor në Lucern të Zvicrës. Ai për kundërshtar do të ketë japonezin Takenori Onda. Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë të ditur vëllau i Xhavitit, Tefiku. Në këtë mbrëmje do të zhvillohen edhe disa parameçe interesante, ku do të jetë edhe turneu i 8 më të mirëve në konkurrencën deri -86 kg, ku pretendues do të janë, Enver Sljivar, Janosch Nietlispach, Nico Fischer, Vanni Fae, Jeremy Trieste, Thierry Spirlet, Alex Skiba. Poashtu mbrëmjen do t`a begatoj edhe një ndeshje e femërave ndërmjet Cara Spahni dhe Nathalie Scherrer. Në parameç do të boksoj edhe vëllau i vëllezërve Bajrami, Feridi i cili përballë do të ketë Patrick Luithi.
Pra mbrëmja e 2 Qershorit SWISSLIFE Arena në Lucern, do të sjell kick-box të pasur. Duelet do të fillojnë nga ora 20:00. Biletat për këtë mbrëmje mund ti rezervoni tek faqja www.bajrami.ch.
Kosovaboxing.org
3 Maj 2012
I uroj fat xhavit bajramit, legjendes se gjalle shqipetare. Jam shume adhurues i tij, me stilin si bokson dhe per arritjet e tij qe asnje shqipetar nuk ka arrit.
me vjen per bese shume mire
kam degjuar se me nentor do ta mbron titullin ne Tirane
bravo shqipe
Bushi(Dardani)