RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Mayweather mposht Cotton me vendim unanim

1 min read

MGM Grand, Las Vegas, SHBA, 5 Maj 2012 – Floyd Mayweather ka triumfuar ndaj Miguel Cotto me vendim unanim pas dymbëdhjet raundeve. 35-vjeçari Mayweather 43-0 (26 KO) ka qenë në shumicën e raundeve më i mirë se Cotto 37-3 (32 KO).  Dy gjyqëtarët meçin e vlerësuan me 117-111, ndëra njëri 118-110 për Mayweather.

“Kur bokson për “pay-per-view”, atëhere je i obliguar të ju japësh shikuesve atë që kanë paguar dhe dëshiruar të shohin” theksoi Mayweather.

Ndërsa Cotto 31 vjeçar, ishte më i dobët edhe pse nga e tij, u tregua boks cilësor, por ishte Mayweather ai që kishte dhënë më shumë grushte. Në fund Cotto tregoi respekt për Mayweather.

“Ai është më shumë se një kampion. Nuk kam pasur asnjë herë kundërshtar më të fortë” tha më tej Mayweather për Cotton.

Pas këtij meçi prapë do presim duelin e pritur Mayweather dhe Pacquiao. Ky meç që pritet me vite nga shikuesit, do të jetë më i madhi dhe më i interesanti në shekullin e ri.

Për këtë meç Mayweather u pasurua me 32 milion dollar, ndërsa Cotto ka fituar 8 milion dollar.

Kosovaboxing.org
6 Maj 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.