RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Toma kundër Hawkins me 25 Maj

1 min read

Data 25 Maj do të sjell disa duele interesante për shqiptarët. Pas konfirmimit se me ketë datë do të boksoj Besar Nimani, Armand Cullhaj, Nasi Hani në Bielefield të Gjermanisë, pastaj Disarjot Gashi në Sarland të Gjermanisë, lajmi i mirë vije edhe për boksierin tonë Bedarin Toma, i cili do të boksoj me amerikanin Robert Hawkins këtë datë. Bedarin Toma do të zhvilloj meçin e 7-të në boksin profesionist, në qytetin Sochi në Rusi. Kundërshtari i tij Hawkins deri më tani ka zhvilluar 42 meçe profesioniste, ku ka rekord prej 23 fitore (7 KO) dhe 19 humbje. Veterani Hawkins deri tani ka boksuar me shumë boksier cilësor, si Oleg Maskaev. Denis Boytsov, David Tua, Samuel Peter, etj. Ndërkohë Toma deri më tani ka bilanc prej 5 fitore (2 KO) dhe 1 humbje. Toma rankohet në pozitën 246 në boxrec.com, nga 1132 boksier sa ka të regjistruar kjo kategori. Dueli Toma dhe Hawkins do të zhvillohet në tetë raunde.

Kosovaboxing.org
2 Maj 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.