RTK

RTKLive
20 Maj, 2024

Intervistë me menaxherin e boksit shqiptar, Granit Shalën

5 min read

Prishtinë, 30 Prill – Boksi shqiptarë në vitet e fundit ka sjellur shumë boksier profesionist. Por tani në skenën ndërkombëtare kemi edhe menaxher të boksit shqiptar. Njëri ndër ato, është Granit Shala i cili për një kohë të shkurtë të menaxhimit në boks, ka krijuar një respekt në boksin gjerman, por edhe më gjerë. Shala ka arritur që në një kohë të shkurtë të bëj shumë lidhje në boksin amator dhe profesionist në Gjermani, por edhe në vende tjera. Shala menaxhon dy boksierët perspektiv shqiptar Nasi Hanin dhe Armand Cullhaj. Ai do të jetë personi autoritativ “matchmaker” për mbrëmjen e 25 Majit, kur do të boksojnë, Besar Nimani dhe Armand Cullhaj për titujt Internacional të Gjermanisë. Në këtë mbrëmje do të boksojnë edhe Nasi Hani, Teuta Çuni, Chris Hermann, etj, ku Shala do të luan rol të rëndësishëm dhe do të jetë dora e djathtë e vëllezërve Nimani, që do të janë bashkorganizator. Në këtë intervistë Shala rrëfen për ngritjen e Cullhaj, kur boksoi vitin e kaluar për “WBO Youth” dhe dështimin e Cullhaj javën e kaluar me humbjen e papritur. Ai flet për rikthimin që beson te ai, pastaj për Nasi Hanin dhe zgjerimin në boksin profesionist.

Kosova Boxing: Granit, si po shkojnë përgaditjet e mbrëmjes së 25 Majit?
Granit Shala: Deri tani janë duke shkuar shumë mire. Unë së bashku me promoterin e mbrëmjes së 25 Majit, Berat Nimanin jemi duke punuar në hapat e fundit  për kundërshtarët  të boksierëve tanë shqiptar.  Shpresoj në ditët e ardhshme do te kemi më shumë informacione.

Kosova Boxing : Në këtë mbrëmje do të boksojnë dy boksierët tuaj, Armand Cullhaj dhe Nasi Hani. A do të jetë një sfidë për Cullhaj për titullin Internacional të Gjermanisë, dhe një promovim para publikut shqiptar për Nasi Hanin në Gjermani, kur e dime që Hani bokson për here të parë në Gjermani ?
Granit Shala : Po në ketë natë do të boksojnë dy boksierët e mi. Sa i përket Armandit jam duke punuar në këtë drejtim që të bokson për titullin internacional të Gjermanisë.  Ndërsa Nasi Hani do të bokson 6 raunde në këtë mbrëmje.

Kosova Boxing : Ndodhi një e papritur javën e kaluar kur boksieri juaj, Cullhaj humbi duelin nga gjermani me rekord të dobët Karim Allous. Si ndodhi kjo, kur e dime që Cullhaj është boksier kualitativ, ndërsa në fund të vitit të kaluar boksoi për titullin WBO Youth, duke treguar klasë dhe duke u dëmtuar në rezultatë. Çfarë ndodhi atë natë me të vërtet, sepse ishte e pabesueshme për të gjithë?
Granit Shala : Me të tregu të vërtetën as unë nuk jam ende duke besuar se çfarë ka ndodh. Qysh në fillim ishte në planë që ky meç të jetë në 6 raunda, por pas 4 rundeve meçi u ndal dhe na e shpallen humbjen.

Kosova Boxing : Kjo humbje, a ka shkaktuar probleme tani për të boksuar për titullin Internacional të Gjermanisë ?
Granit Shala : Po tani jemi duke biseduar me federatën gjermane, por jam në pritje të përgjigjjes.

Kosova Boxing : Po kthehemi sërish te Cullhaj. Ne e dime që çdo gjë është e mundur në boks, por kjo humbje nuk e justifikon apo arsyeton këtë humbje, nga një boksier i pa eksperiencë me tre meçe, tre humbje. Me duket faji bije tek te dytë, edhe tek ti edhe tek Cullaj. Një boksier që pretendon shumë të ardhmen, nuk duhet ti lejoj një gabimi i till, por në anën tjetër faji bjen edhe në supet e tuaja, kur e keni në menaxhim, dhe duhet që shumë më herët të dijë boksieri i juaj kundërshtarin dhe kontrata të bëhet me kohë, e jo të dëmtoheni drejtpërdrejt nga organizatori, për interesa të kundërshtarit?
Granit Shala: Ashtu është,  unë jam plotësisht dakord me juve. Në atë natë kemi humb dhe kjo nuk na arsyeton as mua, as Armandin. Duhet me shiqu përpara, por më së pari i kërkoj falje shikuesve që kanë qenë pranë nesh. Të them të vërtetën kanë qenë shumë shqiptar të pranishëm, por prapë them fajet janë tek unë, por shpresoj është një mësim për të ardhmen.

Kosova Boxing: A është rikuperuar Cullhaj nga kjo humbje dhe a do të jetë në gjendje të boksoj për titullin Internacional të Gjermanisë për 26 Maj?
Granit Shala: Kjo humbje normal se e ka largu nga binarët Armandin, dhe normal se do ti vyn nje kohë e gjatë për të qenë aty ku ishte. Por prapë me 26 Maj, do të jetë Armandi i përgaditur, por nëse jo, nuk do të jetë dhe nuk do t`a merrë humbjen si shkollë. Atëhere do të jam unë ai i cili do t`i bëj ca pyetje atij!

Kosova Boxing: Dueli i Nasi Hanit me 25 Maj, do të jetë i pari për te nën menaxhimin tuaj. Nasi Hani ka qenë i sukseshem si boksier amator dhe pjesëmarrës në kampionatin botëror me 2007 në Chicago, dhe pjesëmarrës në kampionatin evropian në Liverpool me 2008, por ka ngecur pak ne boksin profesioinist. A do te jeni ju ai person që do të dërgoj përpara Hanin drejt sukseseve tjera?
Granit Shala: Nasi ka afër 2 vite pauzë në boks, dhe ai ka nevojë për disa meçe. Po siç kam theksuar, ai me 26 Mai do tregon se është ardhmja e boksit tonë.

Kosova Boxing: Cilat janë planet për të ardhmen. A do të zgjeroheni më shumë në boks, dhe të angazhoni edhe ndonjë boksier tjetër, apo për momentin janë keta dy boksieret që keni besim në ato?
Granit Shala: Të them te vertetën unë jam i hapur me çdo boksier për të bashkëpunuar. Planet i mia janë së shpejti të marrë edhe tjerë boksier, po niher jam duke punuar për këta dy. Plani ime është që Armandi shpejtë të rikthehët aty ku qenë dhe më lartë. Ndërsa për Nasin ky do të jetë meçi i tij i parë dhe do shpresoj në bashkëpunimin e tone të gjatë, por do shohim se çka do të na sjell e ardhmja.

Kosova Boxing : A keni për të shtuar diçka për fund?
Granit Shala: Së pari ju faleminderit juve që jeni korrekt ndaj opinionit, dhe dua të shtoj dhe shpresoj se të ardhmen, jo vetëm unë si manaxher do të përkushtohem, por edhe nga shteti do te kenë ndihmë boksierët shqiptarë. Ne kemi talentë të medhenjë, të cilët thuja se nuk kanë ndihmë nga askush, si në Kosovë, Shqipëri apo Madedoni. Shpresojë me 26 Maj do ketë shikues shqiptarë mjaft, ku kam besim që Berat Nimani do të tregohet organizator i madh.

Foto: Shpend Ahmeti

Intervistoi Artan Vërbica
30 Prill 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.