RTK

RTKLive
22 Qershor, 2024

Qato bokson me 2 Qershor për titullin e Anglisë

1 min read

Kreshnik Qato do të boksoj me 2 Qershor në Londër për titullin e Anglisë. Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë ndihmës traineri i Qatos, Agim Halili. Ky duel do të vjen në një moment të duhur për boksierin tonë. Halili poashtu ka berë të ditur se Qato dhe menaxheri i tij, Yll Ndroqi janë duke përgaditur që për kremten e 100-vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, të sjellin një titull të madhe në Shqipëri. Është e mundur titulli WBC Silver. “Jemi duke i sqyrtuar disa plane dhe besoj që për ditën e flamurit, kombit tonë ti sjellim një dhuratë të madhe, një titull të vlerësuar. Mund të jetë WBC Silver” theksoi Halilaj për Kosovaboxing.org.

Por para se të boksoj Qato në Shqipëri, ai do të fokusohet që sërisht të jetë më i miri në Angli. Dhe këtë do të synoj me 2 Qershor në Londër. Biletat për këtë duel mund ti rezervoni në këto numra të telefonit : 07977 828 175 ose 079 320 246 65.

Artan Vërbica
30 Prill 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.