RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Xhavit Bajrami i fokusuar që t`a mbroj titullin edhe një herë në Kosovë

1 min read

Xhavit Bajrami është përgaditur mjaft mirë për sfidën që e pret këtë fundjavë kundër Dimitrij Bezus. Xhaviti ka përfunduar stërvitjet intenzive dhe tani, i qetë pret duelin e 8-Majit. Kick-boxieri ynë edhe kësaj radhe është përgaditur me ish-kick-boxierin e K-1, tash trainerin e njohur Rene Roose. Në mbrëmjen e 8-Majit në Prishtinë do të paraqiten disa nga kick-boxierët më të mirë shqiptar si, Shemsi Beqiri, Blerim Rashiti, Muharrem Hasani, Kreshnik Rama, Shpetim Ahmetaj dhe vëllezërit e Xhavitit, Tefiku dhe Feridi. Pra vëllezërit Bajrami kanë bërë të gjitha që mbrëmja e së shtundës do të jetë madhështore për kick-boxin shqiptar.

Xhavit Bajrami deri më tani ka boksuar dy herë në vendlindje, me Peter Graham me 2004 dhe vitin e kaluar me Fredy Kamayo. Dueli i Bajramit do të jetë i treti në Kosovë.Kosovaboxing.org ju sjell disa fotografi nga ushtrimet e fundit nga stërvitjet e “Team Bajrami”.

Shpend Ahmeti
5 Maj 2010

1 thought on “Xhavit Bajrami i fokusuar që t`a mbroj titullin edhe një herë në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.