RTK

RTKLive
19 Korrik, 2024

Qato mbron titullin WBF kundër Ponce

2 min read

nga Artan Vërbica
Palestra Asllan Rusi, Tiranë, 2 Maj 2010 – Palestra Asllan Rusi kishte tubuar rreth 1500 spektator për duelin e boksierit tonë Kreshnik Qato kundër Esteban Waldemar Ponce. Nën organizimin e shkëlqyeshëm të kryetarit të Federatës së Boksit të Shqipërisë, Yll Ndroqi, ishte gjithçka e përkryer sa i përket organizimit. Kreshnik Qato tregoi edhe një herë se merriton të ndeshet edhe për tituj më të medhenjë botërorë. Besojmë nën udhëhqjen e Ndroqit, do t`ia mundësoj një luftë për titullin e kampionit evropian në versionin EBU këtë vit.

Kreshnik Qato 23-6 (4 KO) ka realizuar fitoren më të mire në karier. Qato mposhti argjentinasin, Esteban Waldemar Ponce 16-5-1 (8 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve. Dy raundet e para ishin disi të barabarta ku të dy boksierët blenin njëri-tjetrin, ndërsa në raundin e tretë Qato pas një pakujdesie apo e nënvlerësoi kundërshtarin mori një “Knock-Down” por shpejt u zgjua dhe u irritua më tej, çka tregoi se po i përket një kalibri të madh të boksit botërorë. Qato tregoi se nuk është rastësisht kampion i versionit WBF, brez që së bashku me brezin IBO është nën titujt botërorë, WBA, WBC, IBF, WBO. Pra një titull që muajin e kaluar për të boksuan edhe legjendat e boksit botërorë, Evander Holyfield dhe Francois Botha. Nga raundi i katërt, Qato mori luftën për sipër dhe tregoi dominim të jashtzakonshëm kundër argjentinasit. Si duket kjo ishte e tëra që mundi të bëj Ponce. Ai dëshironte që me një goditje ta përfundoj duelin, por këtë nuk e lejoi boksirin ynë nga Durrësi. Qato i fitoi të gjitha raundet nga e 4-të deri tek e fundit e 12-të.

Ishte kënaqësi e vërtet të jesh prezent në këtë shfaqje të Qatos, të cilin e kisha konsideruar me boksin që dhuroi sonte me të madhin Floyd Mayweather. Pra ky është Kreshnik Qato i cili nuk do të ndalet me kaq por do të synoj titullin e kampionit evropian dhe botërorë. Sipas vlerësimit tim, Qato fitoi bindshëm me 118-111. Ky ishte epilog real i kësaj ndeshje.

Në këtë mbrëmje ishin zhvilluar edhe disa parameçe interesante ku hungarezi, Laszlo Hubert 26-6 (16 KO) mposhti hungarezin tjetër Zoltan Beres 40-44 (14 KO) me diskualifikim në raund të gjashtë. Ky duel ishte zhvillau për titullin vakant të WBF të kategorisë së rend.

Shpetim Shala 8-0 (3 KO) mposhti Josip Jalusic 10-18 (7 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Hungarezi Balazs Kelemen 6-0 (6 KO) mposhti hungarezin tjetër Janos Olah 5-4 (3 KO) me vendim unaanim pas gjashtë raundeve.

Kosovaboxing.org do t`ju sjell në ditët në vijim galeri nga e gjithë kjo mbrëmje e organziuar në Tiranë nga Federata Profesioniste e Boksit të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.