RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Xhavit Bajrami do të mbroj titujt botëror me 28 Maj në Lucern të Zvicrës

2 min read

ISKA/WKN kampioni botëror Xhavit Bajrami do të mbroj titujt me 28 Maj në Lucern të Zvicrës. Bajrami është duke shqyrtuar dhe analizuar kundërshtarin e radhës. Ai për synim ka kampionin e katërfisht botëror në Muay Thai, polakun me nënshtetësi australiane Paul Slowinskin.  Bajrami dëshiron t`i revanshohet Slowinskit për humbjen e vitit 2006. Atë botë, Bajrami kishte zhvilluar një duel mjaft të fortë në Macau të Azisë ku për pesë raunde Xhaviti tregoi luftë të fortë, por në fund fitorja iu dha Slowinskit. Bajrami ka për synim që të luftoj edhe për brezin e më të mirit të “I`ts Show Time” dhe kjo mund të ndodh këtë vit. Ai dëshiron t`i mbaj dy titujt dhe të shton edhe të tretin në thesarin e tij. Viti 2011 do të jetë mjaft frytëdhënës për të pasi këtë vit mund të paraqitet edhe në Japoni në K-1. Sa ishte në Japoni për përvjetorin e trainerit të tij, legjendarin Andy Hugh, japonezët e pritën mjaft mirë dhe i përkujtuan me nostaligji fillimet e viteve të arta ku së bashku me Andy Hugh u bënën kick-boxin shumë të popularizuar. Popullariteti  i Bajramit akoma qëndron, dhe versioni më i madh në Japoni, K-1, i thane atij se dëshirojnë sërish ta shohin në ringjet e Japonisë. Bajrami është akoma i uritur për suksese dhe këtë dëshiron t`a vazhdoj edhe për disa vite, por do të jemi dëshmitar të vërtet se viti 2011 do të jetë vit i suksesit të tij.

Artan Vërbica
6 Shkurt 2011

1 thought on “Xhavit Bajrami do të mbroj titujt botëror me 28 Maj në Lucern të Zvicrës

  1. Bravo te lumte gjentellmeni i Shqipetareve, njeri me karakter, i sinqerte, qe asnjeher nuk ekam pare duke fol keq per dikend, kesi njerez i duhen shqiptarise. Respekt edhe te gjithje sportisteve shqipetar qe e ngrisdin flamurin kombetar ne qdo ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.