RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Gjergjaj dhe Gashi fitojnë duelet me vendim unanim

2 min read

Turnhalle Eg, Frenkendorf, Zvicër, 5 Shkurt 2011 – Arnold Gjergjaj dhe Disarjot Gashi mbrëmë kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre. Të dy boksierët tanë shënuan fitore me vendime unanime pas gjashtë raundeve. Arnold Gjergjaj 9-0 (6 KO), e dërmoi letonezin Pavel Dolgovz ku gongu e shpëtoi në fund të raundit të gjashtë, pasi u gjend në “knock-down”. “E kisha duelin nën kontroll gjatë gjithë kohës, dhe pritja momentin për ta rrëzuar. Kundërshtari ishte mjaft i fortë, por unë kam pasur mundësi t`a kryej duelin para kohe, por ishte treneri im i cili donte fitore të sigurt dhe nuk më lejoi këtë gjë” theksoi Gjergjaj për kosovaboxing.org.  Arsye pse ai kërkoi këtë gjë ishte, sepse don ta përgadit Gjergjaj për duele të gjata.

Disarjot Gashi është rikthyer me fitore pas humbjes që pësoi për titullin e Zvicrës kundër Flavio Turrellit. Gashi 9-1-1 (7 KO) kishte për kundërshtar hungarezin Laszlo Szekeres 9-9-3 (2 KO) ku tregoi një luftë mjaft të bukur. Hungarezi, Szekers u gjend dy herë në dysheme nga boksieri ynë, por arriti të vazhdoj duelin deri në fund. Ditë më parë Gashi theksoi për redaksinë tonë se pret një stinor të fortë dhe një rikthim të mirë nga ana e tij. “Humbja në fund të vitit të kaluar më ka forcuar dhe inatosur më shumë. Këtë vit dua të kthej besimin e adhuruesve të mi dhe me fitoret e radhës do të rikthehem aty ku pretendoj” theksoi Gashi për Kosovaboxing.org.

Fotot nga arkivi i Kosovaboxing.org

Artan Vërbica
6 Shkurt 2011

2 thoughts on “Gjergjaj dhe Gashi fitojnë duelet me vendim unanim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.