RTK

RTKLive
22 Qershor, 2024

Agron Xhilla shënon fitoren e radhës në Zarë

1 min read
Zarë, Kroaci, 5 Shkurt 2011 – Agron Xilla është paraqitur denjësisht në pjesën arbërore të Kroacisë, në Zarë. Xhilla 7-0 (5 KO) për kundërshtar pat boksierin Attila Mathe 2-13, të cilën e mposhti me KO në raund të dytë. Kjo është fitorja e parë e tij këtë vit, ku pati një performance të shkëlqyeshme vitin e kaluar. Debutuesi më i mirë nga Kosovaboxing.org po vazhdon edhe këtë vit me fitore dhe sukseset e tij. Duelin e ardhshëm Xhilla do t`a zhvilloj me 26 Shkurt në Ludwigsburg në parameç të Luan Krasniqit dhe Jonathon Banks. “Jam i kënaqur me fitoren e arritur. Pres me padurim të paraqitem në parameç të duelit Krasniqi vs Banks, sepse do të jenë shumë shqiptar që do të më përkrahin” deklaroi Xhilla për Kosovaboxing.org.
Artan Vërbica
6 Shkurt 2011
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.