Gjergjaj dhe Gashi të gatshëm për përballjen e sontme
1 min readBazel, Zvicër, 4 Shkurt 2011 – Arnold Gjergjaj dhe Disarjot Gashi i kanë kryer matjet zyrtare para duelit që i presin sonte. Të dy boksierët tanë dukeshin mirë dhe presin të dalin fitimtarë në përballjet që i presin. Arnold Gjergjaj 8-0-0 (6 KO) i është ndryshuar kundërshtari i paraparë, pasi që kroati Vjekosllav Bajic është tërhequr për shkak të një lëndimi dhe është zavendsuar nga letonezi Pavel Dolgovz 7-11-1 (4 KO). Gjergjaj ka dalë 109 kg, ndërsa Dolgovz 104 kg. Kurse Disarjot Gashi 8-1-1 (7 KO) do të ketë për kundërshtar hungarezin Laszlo Szekeres 9-8-3 (2 KO). Të dy boksierët tanë janë mjaft perspektiv dhe priten rezultate kulminante në të ardhmen.
Shpend Ahmeti
5 Shkurt 2011