Edis Tatli kundër kampionit të Skocisë Stuart Green me 4 Mars
2 min readBoksieri ynë perspektiv, Edis Tatli 13-0 (3 KO) do të boksoj me 4 Mars në Helsinki të Finlandës kundër britanikut Stuart Green 15-10. Tatli për çdo duel po shënon përparim dhe po bëhet boksier mjaft cilësor dhe këtë rritëm pritet t`a vazhdoj edhe më tutje. Ky do të jetë dueli i parë për prizrenasin me residencë në Finlandë, ndërsa kundërshtari i tij Green ka shënuar fitore të rëndësishme në muajin e kaluar ku fitoi titullin e kampionit të Skocisë në kategorinë e lehtë. Stuart në dy vitet e fundit nuk ka pësuar asnjë humbje duke shënuar ngritje të madhe në sukseset e tij. Kosovaboxing.org kontaktoi boksierin tonë, të cilën është duke u stërvitur për këtë duel intensivisht. “Jam në përgaditje, dhe ushtrimet po shkojnë mjaft mirë deri më tani. Menagjeri im më ka informuar për kundërshtarin, dhe unë bashkë me trainerin tim e rrespektojmë mjaft kundërshtarin, sepse siç dihet, ai është kampion Skocisë” deklaroi Tatli për Kosovaboxing.org.
Dueli Tatli dhe Stuart do të jetë parameç i duelit për titullin vakant për kampion të Evropës, ndërmjet Amin Asikainen dhe Piotr Wilczewski në kategorinë super të mesme. Promoteri Pekka Maki ka krijuar një grup të sukseshëm prej disa boksierve mjaft cilësor, si Robert Helenius, Amin Asikainen, Niko Jokkinen, Edis Tatli etj, që gjithashtu e ka avancuar mjaft shumë boksin profesionist në Finlandë.
Artan Vërbica
8 Shkurt 2011