RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Besar Nimani debuton këtë fundjavë

1 min read

Besar Nimani

Boksieri ynë i talentuar Besar Nimani do të debutoj këtë fundjavë në Hamburg të Gjermanisë. Nimani i cili jeton prej vitesh në Gjermani, kërkon suksese edhe në boksin profesionist. Fituesi i turneut Adem Jashari me 2009, ka të kaluar të shkëlqyeshme në boksin amator, i cili krahas turneut Adem Jashari, ka fituar edhe shumë turne tjerë në Gjermani. Besari është vëllau i boksierës sonë të njohur, Azize Nimani, e cila bokson për përfaqësuesen e Gjermanisë dhe është njëra nga perspektivat më të mëdha të sportit të Gjermanisë. Ajo synon medaljen e artë olimpike me 2012 në Londër. Motra e tij Azizja, ka marr motivin pikërisht nga dy vëllezërit Besari dhe Berati, i cili poashtu është marr me boks amator. Duelin e parë profesionist do të ketë kundër gjermanit Steve Wuensch, i cili ka gjashtë meçe profesioniste. Ndërsa duelin e tij të dytë profesionist do t`a ketë me 5 Mars në Bielfjeld. Ai ka gjetur mbështetjen nga menagjeri Iskender Kartal, i cili mendon që këtë vit t`i arranzhoj Nimanit 8 deri 10 meçe profesioniste. Nimani ditë më parë u kthye nga Leverkuseni, ku ishte në përgaditje  te kampioni botëror, Felix Sturm. Ai atje ka bërë disa seanca sparringu me Felix Sturm dhe boksierin tonë Petrit Dobroshin. Dobroshi një javë më pas me 19 Shkurt do të boksoj në Porsche Arena në Stutgard.

Artan Vërbica
10 Shkurt 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.