RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Exclusive: Intervistë me Azem Maksutaj

4 min read

Prishtinë, 10 Shkurt 2011 – Kick-boxieri ynë i famshëm Azem Maksutaj po qëndron për pushime në Kosovë. Krahas angazhimeve të veta dhe familjare, Azemi gjeti kohë për redaksinë tonë, për t`a realizuar këtë intervistë. Maksutaj rrëfehet për filmin e realizuar dhe për gjëra tjera që nuk i kishte deklaruar deri më tani.

Kosovaboxing.org : Jeni në Kosovë në vendlindjen tuaj, si po ndihesh. Sa ju mungon Kosova, pasi për një kohë të gjatë jetoni në Zvicër ?
Azem Maksutaj : Kam qenë në tërë botën, ku kam luftuar në të gjitha kontinentet. Po të mos më mungoje Kosova, asnjëherë nuk do t`a bartja shqiponjën tonë dy krenare dhe flamurin kuq e zi, në prezantimet e mija. Këtu ndihem si askund dhe qastet më të mira të jetës sime i kujtoj në vendlindje.

Kosovaboxing.org : Pas përfundimit të filmit dokumentar mbi jetën tuaj “Being Azem”, sa jeni i kënaqur ?
Azem Maksutaj : Po kush nuk do të ishte i kënaqur me një film si ky, ku paraqitet karriera ime, apo karriera e një shqiptari pa kurrfar përkrahje, pa shtet, pa asgjë, duke u nisur nga zeroja, e të arrijë deri te ringjet më të larta botërore, e të fitoj kick-boxierët më të mëdhejë në botë. Ky film ngrit imazhin e shqiptarëve në tërë botën.

Kosovaboxing.org : Sa ka qenë i shikueshëm filmi “Being Azem” në kinematë zvicrane ?
Azem Maksutaj : Të gjitha kinematë zvicrane kanë qenë të mbushura me plot njerëz të interesuar për të parë një shqiptar, një kampion të shumëfisht botëror, se si ka arritur aq shumë, por mendoj se ky film do të arrijë qëllimet e tij, kur të del në të gjitha televizionet botërore.

Kosovaboxing.org : Cila ka qenë lufta juaj që të ka mbet në mendje dhe të ka bërë të mburesh me te, pasi që ke pas shumë fitore të rëndësishme në karrieren tuaj ?
Azem Maksutaj : Në vitin 2006 isha shumë keq emocionalisht dhe ndihesha keq, pasi që nëna ime, tashmë e ndjerë, ishte në spital, ku vuante nga sëmundja e rënd kanceri, ndërsa unë kisha të arranzhuar duelin në Suedi kundër legjendës suedeze Larry Lindvall. Lindvall kishte meçin e tij të fundit përmbyllës të karrierës së tij dhe dëshironte fitore të madhe ndaj meje. Gjatë udhëtimit me aeroplan për në Suedi, isha me një shok timin dhe ai mu drejtua: “Mua vëllau më ka vdek, ndërsa nëna jote po lufton me jetën, e di sa e vështirë është, por kjo nuk do të ndal asgjë nga ti që të fitosh sonte. Fito për nënën tënde”. Këto fjalë më dhanë zemër, dhe kur dola në ring ishin 15 000 shikues suedez që pritshin fitore nga idhulli i tyre, Lindwall, por unë e “knock-out”-va, ku e lash pa vedije dhe të gjithë suedezet mbetën të shokuar. Unë kërkova flamurin tonë, t`ju tregoj se çka jemi ne shqiptarët. Ky moment më kujtohet gjithnjë.

Kosovaboxing.org : Cilat janë aktivitet e tuaja tani ?
Azem Maksutaj : Momentalisht kam tre shkolla të sporteve luftarake, ndërsa njëra shkoll që e kam hap prej muajit Janar, është shkolla më e madhe në Zvicër, që ka përmbi 2000 metra katoror.

Kosovaboxing.org : Keni ndonjë aktivitet tjetër përpos shkollave luftarake ?
Azem Maksutaj : Po kam, jam i angazhuar edhe të mbaj ligjerata në shkollat filore dhe të mesme zvicërane, të ju tregoj se si arrihet me punë nga zeroja, pa shtet dhe pa asgjë dhe të bëhesh kampion i shumëfisht botëror dhe sporti është ajo që ju largon nga rrugët e këqija.

Kosovaboxing.org : Karriera juaj pothuajse ka përfunduar ?
Azem Maksutaj : Jo, Unë pretendoj të mbaj edhe një meç përfundimtar, një revansh me legjendën e K-1, Ray Sefo në Kosovë apo Zvicër.

Kosovaboxing.org : A ka dal në shitje DVD-ja e filmit “Being Azem” ?
Azem Maksutaj : Po ka dal në shitje dhe adhuruesit mund ta porosisin në faqen time, www.azem.ch.

Kosovaboxing.org : Cila është porosia juaj për fund për fansat tuaj dhe gjithë shqiptarët ?
Azem Maksutaj : Me punë arrihet çdo gjë, mendoj se filmi “Being Azem” është shembull I mire për të gjithë shqiptarët.

Kosovaboxing.org : Faleminderit që gjetët kohë për ne.
Azem Maksutaj : Ishte kënaqësia ime, dhe një faleminderim për Kosova Boxing që më ka përkrahur gjithnjë.

Intervista u zhvillua disa ditë më parë në Hotel Nora në Prishtinë nga analisti ynë, Armend Fetahu.

10 thoughts on “Exclusive: Intervistë me Azem Maksutaj

  1. Me vjen mire qe ka ksi njerz si ti, qe jon atedhetar dhe jon tamon shqiptar, mburremi me ty Azem …. suksese

  2. Bravo Azem Trimi.

    Mediat suedeze e kane fshi ate meqe kunder Larry Lindvall ku Azemi e ka KO ( Me nje goditje ), por vetem e tregojne meqin e pare ku jane takuare e qe padrejte me poena ja dhane Larry Lindvallit.

    Ky ishte rematch dhe ate kohe mediate Suedeze per ate goditje te fameshme e quajten Albansk Dynamit (Dinamite Shqipetare) por pas nje kohe e zhduken ate video.

    Lirisht munde te themi se godites ( Me nje goditje ) me i forti Ballkanas eshte Azemi.

    Je Legjende e gjalle.

  3. Pershendetje për te madhin Azem Maksutaj. Azemi është luftar me zemer luani, kam degj per komentet e Ray Sefos, permes Tahir MENXHIQIT, ne Seul te Kores, ne momentin kor e pa se Jam nga KOSOVA,tregon Tahiri, thot u ofrua dhe më tha ju ne Kosove keni nji luftar te madh, e aj është Azem Maksutaj, po edhe ne JAPONI viti qe shokj personalisht kam dexhuar komente te mira per Azemin, Ku Jam ni shum mir, Krenohemi me Azemin.

  4. Pershendetje per te gjith sportistat dhe talentat shqiptar e ne veqanti per ju z.Azem Maksutaj per punen dhe sukseset e juja qe i sjellin imazh te mir vendit ton. Ju z.Azem Maksutaj jeni ambasador i yni ne vendet e botes.

  5. Azemi asht edhe i Shqipnise o njerez por Shqipnia me duket nuk asht e Azemit se kurrfare ndihmeset nuk i ka ba kick boksit ne Shqiperi.

    Ju thoni asht i madh…. Une them ka ken i madh deri sa ishte pa u rrit ne peshe. Por ma mire me te se pa te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.