Dennis Boytsov nënshkrruan me “Golden Boy Promotion”
1 min readBoksieri perspektiv Dennis Boytsov ka nënshkrruar me ekipin e njohur “Golden Boy Promotion”. Pasi që klubi i deritashëm i tij, “Universum Box Promotion” gjendet pa financa të duhura, Boytsov ndrroi ambientin. Ai do të transferohet nga Gjermania për në Amerikë, ku e pret një punë në vazhdim deri te titulli i kampionit botëror. Boytsov ka tiparet e të madhit Mike Tyson, dhe çdo gjë që gjen përpara e shkatëron. Ai është vetëm 24-vjeçar dhe premton mjaft në të ardhmen. Deri më tani ka zhvilluar 28 duele, ku të gjitha i ka fituar, e ndër to 23 me KO. Boytsov ka lënduar dorën e majtë në duelin e fundit me Mike Sheepard, ku e ka operuar dy here dhe nuk ka zhvilluar asnjë duel nga muaji nëntor. Ai parashikon të kthehet në ring në muajin Maj, ku duelin do t`a zhvillon në Shtetet e Bashkuara. Deri më tani Boytsov ka punuar me trainerin e njohor Fritz Sdunek dhe nuk dihet a do të vazhdon këtë bashkëpunim, pasi duket e vështirë, sepse Boytsov do të ndroj edhe vendëbanimin.
Foto : Boxing.de
Artan Vërbica
11 Shkurt 2011