Wilder vs. Povetkin me 21 maj në Moskë
2 min readKampioni botëror në kategorinë e rënd në versionin WBC, Deontay Wilder (36-0, 35 KO) do të mbron titullin e kampionit të botës kundër ish-kampionit botëror, rusit Alexander Povetkin (30-1, 22 KO). Meçi do të zhvillohet me 21 maj në Moskë të Rusisë.
Kjo do të jetë mbrojtja e katërt e titullit të botës për Wilder. Ai e fitoi titullin e kampionit të botës vitin e kaluar ndaj Bermane Stiverne, ndërsa arriti ta mbroj titullin me suksesë tre herë ndaj Eric Molina, Johann Duhaupas dhe Artur Szpilka, të tretë me nakaut.
Povetkin do të mundohet të rikthej krenarin e tij dhe titullin e kampionit të botës në Rusi pasi e humbi titullin e botës në Moskë ndaj Wladimir Klitschkos me 2013. Nga ajo periudhë, Povetkin ka arritur të shënoj katër fitore kundër Manuel Charr, Carlos Takam, Mike Perez dhe Mariusz Wach, të katër fitoret me ndërprerje duke treguar formë të mirë.
Kosova Boxing vlerëson Wilderin favorit në këtë përballje. Ai ka përparuar shumë në meçet e fundit, ndërsa që duelet e fundit i ka fituar me nakaut në raundet e vona, gjë që tregon se ai është mësuar të boksoj në raunde të gjata. Ndërsa që edhe Povetkin është treguar i motivuar pas humbjes nga Klitschko. Ai ka punuar shumë duke e marrë vetën dhe me katër fitore të vlefshme do të synoj të rikthej titullin e botës.
“Kundër Povetkinit në Rusi do të jam “ROCKY i zi”. Atje do të shkoj për fitore dhe do të triumfoj” theksoi Wilder për mediumet botërore.
Nëse Wilder triumfon ndaj Povetkin me 21 maj dhe Klitschko rikthen titujt e botës me 9 korrik në Mançester, atëhere do të mund të zhvillohet dueli Wilder dhe Klitschko. Por, a do të vije deri tek ky meç do të jemi dëshmitar gjatë përballjeve të tyre.
Artan Vërbica
20 prill 2016