RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Analizë: Gjergjaj shkruan histori me 21 maj

3 min read

Shkruan: Artan Vërbica
Foto: Kosova Boxing 

1Boksierin tonë më të mirë të kategorisë së rënd, Arnold Gjergjaj, përballja me ish-kampionin e botës dhe njërin ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave në kategorinë e rënd e fut në historinë e boksit profesionist shqiptarë. Gjergjaj tani më do të jetë histori në vete, pasi pak boksier shqiptar kanë pasur rastin të boksojnë me emra me renome botërore, ndër ta vetëm Elvir Muriqi, Luan Krasniqi dhe Shpend Abazi.

Elvir Muriqi ka boksuar me boksierin më të mirë që ndonjë shqiptar ka boksuar. Ai u ballafaqua me njërin ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave në amatorizëm dhe profesionizëm, Antonio Tarver. Tarver është boksieri që shkatërroi legjendën Roy Jones Junior. Luan Krasniqi boksoi kundër kampionit të botës, Lamon Brewster për titullin e botës. Brewstar para se të boksoj me Krasniqin, kishte nakautuar Wladimir Klitschkon. Ndërsa Shpend Abazi boksoi kundër ish-kampionit të botës, Lehlo Ledwaba, emër i madh i boksit afrikano-jugor, i cili bëri emër të madh në SHBA, duke boksuar edhe me Manny Pacquiaon. Abazi e mposhti atë me vendim unanim. Dhe tani është boksieri ynë Arnold Gjergjaj që do të boksoj me një boksier të madh, pavarsisht rezultatit të këtij meçi.

Cilat do të janë gjasat e Gjergjaj kundër Haye? 
Arnold Gjergjaj jo rastësisht ka arritur të ballafaqohet me David Haye. Jo rastësisht boksieri ynë ka arritur në 29 fitore deri më tani në boksin profesionist, ndër to 21 fitore me ndërprerje. Me fitoret e tij Gjergjaj renditet i 30-ti në botë në boxrec.com. Fitorja më e madhja e tij vlerësohet ndaj Denis Bekhatovit vitin e kaluar kur Gjergjaj e mposhti rusin e famshëm me vendim unanim pas 12-raundeve. Gjergjaj ka shënuar edhe disa fitore të mëdha si atë nga Adnan Rexhoviç me KO 9, Gilberto Dominguez me TKO 5, Janne Katajisto me KO 3.

Për David Haye nuk kemi çka të theksojmë, atë njohin të gjithë, edhe ata që nuk janë edhe aq dashamirë të boksit. David Haye gjatë karrierës së tij ka mposhtur shumë boksier cilësor, si kampionët botëror John Ruiz, Nicolai Valuev, Jean Marc Mormeck, dhe Dereck Chisora, etj, ndërsa që boksoi fortë edhe ndaj Wladimir Klitschkos por u mposht me vendim të gjyqëtarëve në duelin unifikues për titujt e kampionëve të botës. Haye gjatë karrierës së tij ka arritur të fitoj titullin e kampionit të botës në dy kategori, në kruzer dhe kategorinë e rënd. Në vitin 2012 u penzionua nga boksi aktiv, por ai u rikthye pas tre vite e gjysmë, vitin e kaluar. Në rikthimin e tij, ai boksoi me australianin Marc DeMori një boksier cilësor ku shënoi fitore spektakulare me nakaut në raund të parë.

Tani nëse analizojmë dy boksierët David Haye dhe Arnold Gjergjaj, edhe pse Haye ka qenë afër katër vite larg ringut, ai mbetet favoritë i padiskutueshëm ndaj Gjergjaj. Dhe si duket Haye nuk e ka marrë me seriozitetin më të lartë përballjen me Gjergjajn. Ne besojm në grushtin e fortë të Gjergjajt, i cili me një goditje të fuqishme do të ndryshoj gjithçka. Dhe besojm në thënien e boksierit legjendar, Lennox Lewis. “Në boks mund të zhvillosh më shumë se 100 meçe, por një meç të bënë të madh dhe të mëson boksin”.Shpresojmë që Gjergjaj ta ketë këtë fat dhe me 21 maj në O2 Arena në Londër të dal kryelartë me fitore të madhe.

www.kosovaboxing.org
21 prill 2016 

 

1 thought on “Analizë: Gjergjaj shkruan histori me 21 maj

  1. Faleminderit per kete analize. I urojme cdo te mire Arnoldit, edhe pse Haye neper intervista eshte duke e nenvleresuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.