RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Seferi dhe Rrustemi në ring këtë fundjavë

1 min read

collageDy boksierët tanë të pamposhtur deri më tani në boksin profesionist, Sefer Seferi dhe Erzen Rrustemi do të paraqitën në Burgdorf të Zvicrës këtë të shtunë me 23 prill.

Seferi (20-0, 18 KO) do të ketë përballë boksierin nga Hungaria, Laszlo Hubert (44-18-1, 29 KO). Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin WBF Intercontintal në kategorinë kruzer. Seferi është favoritë ndaj hungarezit Hubert, i cili nuk pritet të ketë vështirësi drejt fitores së 21-të në karrierë. Pas 10 muajve do të ketë meçin i cili do ta rangoj më lartë, pasi momentalisht boksieri ynë renditet i 306-ti në botë në boxrec.com.

Rrustemi (10-0, 8 KO) do të boksoj në parameç të këtij evinimenti. Ai do të ketë një kundërshtar shumë të denjë me përvojë dhe shumë të rrëzikshëm, argjentinasin Ruben Angel Mino (32-3-0, 32 KO). Për Rrustemin ky meç do të jetë mjaft sfidues sepse para tij gjendet argjentinasi i cili në 33 fitoret e tij, ka arritur ti nakautoj 32 kundërshtarët e tij. Mino renditet i 129-ti në Botë, ndërsa Rrustemi aktualisht renditet i 281-ti. Me fitore ndaj Mino, Rrustemi do të ngritet lartë në renditjen për statistika botërore në boxrec.com.

www.kosovaboxing.org
18 prill 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.