RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Festim Lama i suksesshëm si boksier dhe si aktor filmi

2 min read

Festim Lama 1York Hall, Bethnal Green, Londër, 16 prill 2016 – Festim Lama është boksieri i suksesshëm shqiptar që po krijon karrierë si boksier dhe njëkohësisht si aktor filmi në Britaninë e Madhe. Ai mbrëmë zhvilloi meçin e shtatë profesionist duke shënuar fitoren e tretë në karrierë.
Lama (3-3-1, 2 KO) në fundjavë u përballë me britanikun Sonny Whiting (2-6-1, 1 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas 4 raundeve. Lama ishte më i mirë gjatë gjithë meçit. Whiting u gjetë në nokdovn në raund të katërt, por u mbajt deri në fund.

Festim Lama 4Festim Lama 6Festim Lama 5Festim Lama 3Lama është boksier që bokson në kategorinë e mesme. Ai humbjet që i ka pësuar i ka pasur për shkakun e keqmenaxhimit, dhe deri më tani ka pasur vështirësi të gjej menaxhimin të duhur. Humbjet që i ka pësuar janë kryesisht prej atyre që ka boksuar si musafir dhe ka qenë e vështirë të nxjerë ndonjë rezultat më dinjitoz, por që Lama me punë dhe sakrificë ka arritur të marrë vetën dhe do të ketë rezultate më të mira në të ardhmen.

“Jam i gëzuar me fitoren. Unë do të vazhdoj të korri fitore. Humbjet do ti la mbrapa, dhe suksesi im do të ketë ngritje” theksoi Lama për Kosova Boxing.

Krahas punës së boksierit Lama bënë edhe punën e aktorit. Ai deri më tani ka luajtur disa role në filma serial në Britani të Madhe. Ai kishte një rol të rëndësishëm në filmin “Ushtari i Mbretëreshës” një film i cili gëzon popullaritet të madh në Angli. Lama së fundi është duke aktruar edhe në një rol tjetër serial me kriminel. Aty Lama luan rolin e tortoruesit të Mafijas. Filmi ri akoma nuk ka dal në televizione, por shumë shpejt do të emitohet.

Festim Lama 2Fesim Lama 7

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Puna e aktorit dhe boksierit dallon. Jam i lumtur që po kam mundësinë ti bëjë të dyjat. Shpresoj të jem i sukseshëm edhe si boksier dhe aktor. Në boks të fitoj ndonjë titull të madhë, dhe në aktrim të fitoj një rol të madhë” theksoi në fund Lama për Kosova Boxing.

Përgatiti:
Artan Vërbica 

www.kosovaboxing.org  

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.