RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Errol Spance Jr nakauton Algerin në raund të pestë

1 min read

Spence vs. Algeri Barclays Center, Brooklyn, New York, 16 prill 2016 – Errol Spance Jr (20-0, 17 KO) ka dëshmuar mbrëmë me fitore ndaj Chris Algerit (21-3, 8 KO) se do të jetë ardhmëria e kategorisë velter.

26-vjeçari Spance Jr dominoi meçin dhe arriti ta fitoj meçin me nakaut teknikë në raund të pestë.

Errol Spance Jr ka debutuar në boksin profesionist në vitin 2012 dhe ai deri më tani ka fituar të gjitha përballjet e ndër to 17 me ndërprerje. Spance Jr ka qenë pjesëmarrës në Lojrat Olimpike në Londër me 2012 i cili arriti deri në çerekfinale.

Për Algerin kjo ishte humbja e tretë dhe e para me nakaut. Ai fitoi titullin e botës me 2014 kur mposhti rusin Ruslan Provdnikov, por më pastaj pësoi nga Manny Pacquiao duke u gjetur gjashtë herë në nokdovn por që u mbajt deri në fund. Ai humbi edhe nga britaniku Amir Khan vitin e kaluar duke pësuar me vendim unanim, por humbja e mbrëmshme është me e keqja deri më tani.

https://www.youtube.com/watch?v=cG9MNhhI9Hc

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.