RTK

RTKLive
8 Maj, 2024

Glowacky mbron titullin e botës, e mposht edhe Cunninghamin

1 min read

Glowacki-Cunningham_2_1Glowacky vs. Cunningham 2Barclays Center, Brooklyn, New York, 16 prill 2016 – Krzysztof Glowacky ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë kruzer në versionin WBO, kundër njërit ndër boksierët më të mirë amerikan të viteve të fundit, Steve Cunningham.

Glowacky (26-0, 16 KO) dominoi meçin duke e gjuajtur katër herë në nokdovn gjatë gjithë meçit, por që Cunningham (28-8-1, 13 KO) u mbajt deri në fund.

Të tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Glowackyt, me rezultat të thellë. Dy gjyqëtarë me 115-109 dhe njëri 116-108.

Glowacky vitin e kaluar mposhti boksierin tonë Nuri Seferi me vendim unanim pas 12-raundeve në meçin eliminator për titull bote. Por, duhet theksuar se Seferi humbi atë përballje por pati paraqitje më të mirë se Marco Huck që u nakautua nga polaki, dhe poashtu që dërmoi mbrëmë amerikanin Cunningham.

Video e plotë e meçit Glowacky vs. Cunningham:

https://www.youtube.com/watch?v=JdF-lfTiOhY

 

www.kosovaboxing.org 
16 prill 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.