RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Paskali i “pafat”, nuk e fiton normën për Lojrat Olimpike

2 min read

Sopa dhe PaskaliSamsun, Turqi, 15 prill 2016 – Xhek Paskali ka humbur përballjen ndaj hungarezit, Zoltan Harcsa në gjysëm finale të eliminatorëve që po zhvillohen në Samsun të Turqisë. Rezultati final ishte 3 me 0 për Harcsa.

Dueli që ishte vendimtar u vlerësua nga gjyqëtarët në të mirë të hungarezit Harcsa, ndonëse mediat gjermane kanë shkruar se boksierit tonë që përfaqëson Gjermaninë i është bërë e padrejtë.

“Jam dëmtuar drejtpërdrejt në rezultat. Të gjithë që kanë qenë të pranishëm dhe që kanë pasur mundësinë ta shohin meçin, ishin të befasuar me rezultatin. Ekipi im kombëtar pas meçit dërgoi notë proteste tek gjyqëtarët. Isha më i mirë në çdo raund” theksoi Paskali për Kosova Boxing. 

Paskali pati edhe një rast tjetër sot. Ai boksoi për vendin e tretë me anglezin Anthony Fowler, por që edhe këtë meç e humbi.

“Isha i dëshpëruar. Edhe kundër anglezit Fowler isha më i mirë, megjithëse mund të themë se ky meç ishte më i ngushtë. Ndërsa që kundër hungarezit Harcsa, isha dominues plotësisht. Vazhdojmë më tutje duke kërkuar fatin tek njerzit me këmisha të bardha në herat tjera” theksoi Paskali i cili dukej i paknaqur me padrejtësinë që ia kishin bërë.

Paskali do të ketë edhe një rast tjetër në fillim të Qershorit ku do të jetë gara e fundit e kualifikimit për Lojrat Olimpike për Rio De Janiero. “Shpresoj, akoma kam shpresë. Do të mundohem të mbaj fokusin, formën dhe motivin deri në fund” tha Paskali.

Në Baku do të garoj edhe boksieri tjetër shqiptar që përfaqëson Gjermaninë, Kastriot Sopa. Sopa ka operuar krahun dhe nuk mori pjesë në Samsun. Ai do të jetë gati për Baku.

Paskali dhe Sopa janë dy boksierët më të mundshëm shqiptar që do të mund ti kemi në Lojrat Olimpike në Rio De Janiero këtë vit.

Artan Vërbica
16 prill 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.