RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Kovalev: Nuk e di a mund ta fitoj Andre Wardin, por dua të boksoj kundër tij

1 min read

Sergey Kovalev dhe Terence CrawfordSergey Kovalev ishte i pranishëm këtë fundjavë në Las Vegas në ngjarjen që u zhvillua ndërmjet Manny Pacquiaos dhe Timothy Bradley. Ai nuk hezitoi të shfaq dëshirën që të boksoj me Andre Ward këtë vit. “Nuk e di a mund ta fitoj Andre Wardin, por dua të boksoj kundër tij. Do të jetë sfide e madhe për mua” theksoi Kovalev për Los Angelos Times.

Kovalev (29-0-1, 26 KO) meçin e fundit e zhvilloi me 30 janar në Quebec të Kanadasë, duke mposhtur haiti-kanadezin Jean Pascal me ndërprerje në raund të shtatë. Kjo ishte fitorja e dytë e Kovalev ndaj Pascal. Ai e mposhti Pascalin edhe me 2015, poashtu me nakaut teknik në raund të tetë.

Andre Ward (29-0, 15 KO) meçin e fundit e pati me 26 mars. Ai mposhti kubanezin Sullivan Barrera me vendim unanim pas 12 raundeve. Fitorja e tij nuk u vlerësua shumë spektakulare, por Ward mposhti një boksier cilësor.

Kovalev dhe Ward kanë filluar bisedimet për tu ndeshur dhe meçi tyre pritet të zhvillohet në muajin nëntor.

Artan Vërbica
15 prill 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.