RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Paskali, vetëm një hap afër kualifikimit në RIO

3 min read

Nga Artan Vërbica
Foto: Kosova Boxing

xhek paskali Prishtinë, 14 prill 2016 – Boksieri shqiptar që përfaqëson Gjermaninë në kategorinë 75 kg, Xhek Paskali e ndan vetëm edhe një fitore për të siguruar pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike verore që do të zhvillohen këtë vit në Rio De Janiero në Brazil.

Paskali po shkëlqen në kualifikimet që po zhvillohen në Samsun të Turqisë. Ai deri më tani ka shënuar dy fitore të rëndësishme, ndërsa që meçin vendimtar atë gjysëmfinal do ta zhvillon nesër me 15 prill ku përball do ta ketë hungarezin, Zoltan Harcsa. Fitorja ndaj Harcsa do ta kualifikoj direkt në Rio.

Paskali meçin e parë e preliminar e kaloi pa luftë, ndërsa në të tetën e finalës u takua me holandezin, Max Van Der Pas duke e mposhtur me vendim unanim 3 me 0. Në çerekfinale u takua me bjellorusin, Vitaliy Bondarenko të cilin poashtu e mposhti bindshëm me 3-0.

Kundërshtari i tij në gjysëmfinale, Zoltan Harcsa ka zhvilluar tre meçe duke mos humbur asnjë raund deri më tani. Ai ka pasur kundërshtar më të denjë se Paskali duke arritur në gjysëmfinale të kualifikimeve me plot meritë. Harcsa në meçin preliminar mposhti danezin Ritti Dayson me 3-0. Në të tetën e finales ishte më i mirë se boksieri nga Armenia, Arman Hovhikyan duke e mposhtur me 3-0. Ndërsa fitoren më të madhe që e shënoi që nuk e kishte pritur asnjëri ishte ajo ndaj ukrainasit, Dmitro Mitrofanov me 3-0.

Atë që e kishim parashkiuar para nisjes së këtyre kualifikimeve dhe po del. Kosova Boxing kishte shpresën vetëm tek Paskali, ndërsa që Kosova dhe Shqipëria akoma janë jo të denja për të qenë pjesëmarrëse me ndonjë boksier në Lojrat Olimpike.

Shqipëria ishte më e mirë se Kosova në këto kualifikime. Boksieret e Kombëtarës sonë, Alban Beqiri në 69 kg, Arjon Kajoshi në 75 kg, Syrjan Marinaj në 81 kg, shënuan nga një fitore në meçet e tyre preliminare, ndërsa pësuan në të tetën e finalës.

Alban Beqiri mposhti suedezin Oliver Flodin me 3-0 në meçin preliminar, ndërsa në të tetën e finalës pësoi nga lituanezi Eimantas Stanionis me 3-0.
Arjon Kajoshi mposhti kroatin Luka Plantic me 3-0 në meçin preliminar, ndërsa në të tetën e finalës pësoi nga ukrainasi Dmitri Mitrofanov me 3-0.

Syrjan Marinaj mposhti sllovenin Klemen Turkos me rezultat të ngushtë 2-1 në meçin preliminar, ndërsa në të tetën e finalës pësoi nga gjermani, Sergej Michel me 3-0.

Kosova u përfaqësuar me dy boksier, Violent Sylejmanin në 60 kg dhe Armend Xhoxhaj në 91 kg. Kosova zhgënjeu plotësisht. Këtu shihet kualiteti që posedon boksi kosovar. Kosova mund të mbështetët në vetëm një boksier në Armend Xhoxhajn, por edhe ky duhet të kuptoj se ndrimi i kategorisë nuk bëhet mbrenda një periudhe të shkurt dhe të pa menduar mirë. Kjo rezultoi me humbje nga franqezi, Paul Omba Biongolo në meçin preliminar me 3-0. Ndërsa, Sylejmani pësoi edhe me keq me nakaut teknik në raund të tretë nga çeku Hamo Aperjan.

www.kosovaboxing.org 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.