RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Wilder shkatërroj Stivernin në raund të parë

2 min read

Barclays Center, Brooklyn, New York, SHBA, 4 nëntor 2017 – Kampioni i botës në kategorinë e rënd në versionin WBC, Deontey Wilder ka nakautuar Berman Stivernin në raund të parë. Wilder (39-0, 38 KO) mllefin që e kishte për Stiverne (25-3-1, 21 KO) nga dueli i parë dhe nga fjalosja që ishte bërë para këtij dueli, nuk tregoj aspak mëshirë kundër tij. Zhvillohej minuta e dytë e raundit të parë kur Wilder me një direkt të majtë shpartallon gardin e Stiverne dhe pastaj në tentimin e dytë godet fuqishëm me të djathtën e tij, duke e hadhur në dysheme haitasin. Ai ngritet dhe vazhdon, por rrebeshi i goditjeve nga Wilder vazhdonin duke e gjuajtur sërish në dysheme. Stiverne nuk dorëzohet duke u munduar të vazhdoj, por Wilder me një kroshe të shkurtë në gjysëm distancë përfundon gjithçka duke përfunduar përballjen, një sekond para se të përfundoj raundi i parë.

Me këtë fitore bindëse Wilder mbrojti titullin e WBC-së për herë të gjashtë. “Unë të deklaroj luftë ty. A do të pranosh përballjen kundër meje. Unë e di që jam më i miri. A je i gatshëm për sfidën” theksoi Wilder pas meçit duke i dërguar mesazh kampionit tjetër të botës në versionet WBA dhe IBF, britanikut Anthony Joshua.

“Unë vetëm dua të dëshmoj se jam më i miri” ishin fjalët nga Wilder në vazhdim.

Në pyetjen nga moderatori i televizionit Show Time se promoteri i Joshuas, Eddie Hearn ka deklaruar se ju para se të përballeni me Joshuan, duheni të boksoni me Dyllian White. “Mbreti nuk zgjedhë fshatarët. Mbreti përzgjedhë mbretërit. Unë e dua Joshuan” theksoi Wilder.

www.kosovaboxing.org
5 nëntor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.