RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Mikel Hodaj debuton suksesshëm në boksin profesionist

2 min read

Salle Calypso, Calais, Francë, 10 nëntor 2017 – Talenti ynë nga Fieri, Mikel Hodaj ka debutuar suksesshëm mbrëmë në boksin profesionist në kategorinë super velter. Ai përballë kishte boksierin franqez me shumë përvojë,  35 vjeçarin Raphael Boquet (1 fitore – 6 humbje). Hodaj dominoi të katër raundet e zhvilluara kundër Boquet duke e mposhtur me vendim unanim 40-36 nga tre gjyqëtarët.

Fieraku 19-vjeçar karrierë është duke bërë në Francë tashmë e tre vite. Ai emigroi në Francë kur ishte 16-vjeçar duke u ambientuar mjaft mirë, duke u bërë i dashur për publikun franqez. Ai stërvitet në klubin e boksit Calais, ndërsa që herë pas here për sparringje dhe stërvitje më intenzive dërgohet edhe në Paris. Hodaj shihet si një e ardhme e madhe e boksit botëror, ndërsa tregon fakti që debutimi i tij ka bërë jehonë në të gjitha mediet franqeze sot. 

Hodaj karrierën e boksierit e filloi si 12 vjeçar. Talentin e tij e zbuloi trajneri Baftijar Abazaj. Abazaj në 10-vitet e fundit ka arritur që Klubin e boksit Apollonia nga Fieri t`a bëjë ndër klubet më të mira dhe më sfiduese në Shqipëri. Klubi i boksit Apollonia në vitet e fundit ka arritur që shumë herë ti prishë punë dy klubeve më të mira në vend, Vllaznisë së Shkodrës dhe Tiranës. Ndër boksierët tjerë që kanë dal nga shkolla e Apollonisë është edhe fieraku, Xhulio Vrenozi i cili po zhvillon një karrierë të bujshme në Piacenza të Italisë. Hodaj si junior në klubin e boksit Apollonia zhvilloi gjithsejt 25 meçe me bilanc prej 24 fitoresh dhe një humbje. Ndërsa në Francë zhvilloi 5 meçe në boksin amator duke fituar katër dhe humbur vetëm një.

Kosova Boxing që ka kontakt për shumë vite me vetë boksierin i uron suksese të mëtejshme duke besuar në talentin e tij. Ne kemi mbështetur që nga fillimi duke i dhënë kurajo dhe vullnet dhe do të vazhdojmë ta mbështetim. Por, jo vetëm Hodaj por edhe gjithë boksierët e talentuar që kanë vlera do të mundohemi ti mbështesim, prandaj mos hezitoni dhe adresa më e madhe e boksit shqiptarë, është Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
12 nëntor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.