RTK

RTKLive
25 Qershor, 2022

Enver Halili sfidon sonte titullin “WBC Fecarbox” kundër Reymond Serranos

2 min read

Kur bëhet fjalë për betejat e mëdha, Enver Halili është aty. Ai nuk i shmangët dhe kërkon sfida të mëdha, të rëndësishme drejt sukseseve të tjera.

Halili (10-0, 3 KO) në muajin qershor shënoi fitore të madhe historike kundër Wesley Tucker (14-1, 8 KO) duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë, duke e mposhtur me vendim unanim pas tetë raundeve. Ai udhëtoi drejt qytetit të Tuckerit në Toledo të Ohio-së duke ditur se çfarë po kërkon dhe këtë ia arriti, duke u rikthyer në New York kryelartë. Pranoi sërish një sfidë tjetër të madhe, kundër një boksieri me shumë përvojë siç është Raymond Serrano (23-4-0, 10 KO) vetëm që sa më shpejtë ti afrohet kreut ku boksieri ynë synon të dylufton për një titull të madh. Sikur se me Tucker edhe me Serranon, analistët dhe ekspertët nuk e favorizojnë boksierin tonë, por kjo Enverin nuk e shqetëson, por e motivon duke dëshiruar ti jetë jo-favoritë.

“Më pëlqejnë kur nuk më favorizojnë. Kjo më bënë më të fortë dhe më motivon pa masë. Unë do t`i jap leksion Serranos sonte dhe do të dal me 11-0” thekson Enveri për Kosova Boxing.

Të dy boksierët janë pjesë e ekipit të promoterit “Greg Cohen Promotions”. Gjasat do të janë të barabarta.

Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin “WBC Fecarbox” në kategorinë velter. Në matjet zyrtare Halili doli të jetë 66.4 kg, ndërsa Serrano ishte 66.5 kg.

Kosova Boxing është mediumi i parë që ka publikuar boksierin tonë që në vitin 2010 kur ai ishte akoma boksier amator, duke besuar në cilësitë dhe sukssesin e tij. I dëshirojmë sonte fitoren e parë të ndonjë titulli në karrierë, titull me vlera nga familja e WBC-së.

www.kosovaboxing.org
18 nëntor 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.